• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
APPLE DHE GOOGLE RIKTHEN TIKTOK/ Amerikanët mund ta shkarkojnë sërish aplikacionin
Home
Teknologji

APPLE DHE GOOGLE RIKTHEN TIKTOK/ Amerikanët mund ta shkarkojnë sërish aplikacionin

14 February, 2025 s.autor Teknologji

“Google Play” ka njoftuar se ka rikthyer TikTok në ‘dyqanin’ e tij të aplikacioneve në SHBA të enjten, pas premtimeve nga Presidenti Donald Trump për të ruajtur aplikacionin dhe një akt ekzekutiv që shtyu bllokimin e platformës. Po ashtu, Bloomberg dhe CNBC raportuan se Apple do ta rikthente aplikacionin në ‘dyqanin’ e saj të aplikacioneve po të enjten në mbrëmje.

Sipas CNN, TikTok ishte i disponueshëm për shkarkim për amerikanët që nga mbrëmja e së enjtes, kur u bë një provë për ta shkarkuar atë në telefona të ndryshëm. E ardhmja e pasigurt e TikTok ka të bëjë me një ligj të nënshkruar vitin e kaluar nga Presidenti Joe Biden, i cili i dha kompanisë kineze ByteDance 270 ditë për të shitur aplikacionin tek një pronar amerikan ose një aleat i SHBA-së, ose do të përballej me ndalim, për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare të SHBA-së.

TikTok u mbyll për rreth 14 orë në janar, por kthimi i shpejtë u atribua premtimeve të presidentit Donald Trump, për të mbajtur platformën funksionale në SHBA.

Megjithatë, përdoruesit e saj, që ishin 175 milionë, përballeshin me një problem: Aplikacioni nuk ishte i disponueshëm në dyqanet e Apple dhe Google Play, së bashku me Lemon8 dhe CapCut, që janë gjithashtu në pronësi të ByteDance, kompania amë e TikTok.

Apple kishte njoftuar se e kishte hequr TikTok nga dyqani i aplikacioneve për shkak të ndalimit, por aplikacioni mbeti i disponueshëm për ata që e kishin shkarkuar më parë.
Trump mori detyrën më 20 janar dhe nënshkroi urdhrin ekzekutiv më vonë atë ditë, duke i dhënë TikTok 75 ditë më shumë për të gjetur një pronar të ri.

Premtimet e Trump për të shpëtuar TikTok

Ky akt ekzekutiv thoshte se shtyrja prej 75 ditësh do të ndihmonte administratën Trump të “përcaktonte kursin më të duhur në një mënyrë të organizuar që mbron sigurinë kombëtare, duke shmangur një mbyllje të papritur të një platforme komunikimi që përdoret nga miliona amerikanë.”

Trump tha për gazetarët se kishte ndryshuar mendje për TikTok, sepse “e përdori atë.” Ai gjithashtu u shpreh se veprimi që nënshkroi për TikTok i jepte atij të drejtën të “ta shesë atë ose ta mbyllë.”

“Kemi të drejtën të ta shesim ose ta mbyllim, dhe do ta marrim këtë vendim,” tha Trump.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT NDAJ ISH-DREJTORIT TË POLICISË SË SHKODRËS/ GJKKO merr vendimin: Gazment Bardhi shpallet i pafajshëm
Previous article E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare diplomati i njohur shqiptar, Shaban Murati

s.autor

Postime të ngjashme

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

ÇFARË NDODHI? Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian Teknologji

ÇFARË NDODHI? Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT