• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
APLIKIMI ONLINE PËR RINDËRTIM/ Rama: Tre shtyllat si do bëhet financimi i dëmeve nga tërmeti, mos prisni nga donatorët të derdhen miliarda
Home
Politikë

APLIKIMI ONLINE PËR RINDËRTIM/ Rama: Tre shtyllat si do bëhet financimi i dëmeve nga tërmeti, mos prisni nga donatorët të derdhen miliarda

26 January, 2020 k.autor Breaking News, Politikë

Raporti final për demet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të dalë në datën 4 shkurt, 13 ditë para zhvillimit të konferencës së donatorëve. Kreu i qeverisë, Edi Rama në konferencën për shtyp, ka tre shtyllat kryesore ku do të bazohet financimi i dëmeve, për të cilat ka theksuar se një peshë të madhe do të ketë buxheti i shtetit dhe shpresat nuk do të varen vetëm nga Konferenca e donatorëve.

“Raporti final me datë 4 shkurt. Kemi shkuar deri tek dëmet e shkaktuara në sektorë të caktuara të ekonomisë, duke frenuar sektorin, apo duke ngadalësuar sektorin. Ne kemi vendosur vëmendje në tre drejtime.

1. Garantimi i një pjese me kapacitetin tonë financiar. Dhe për këtë kemi hartuar disa skema, duke shfrytëzuar bazën solide, pa cenuar parametrat e borxhit apo deficitit. Ky është një moment për ata që e shohin ekonominë e vendit si një ekonomi që përkthehet në sa lekë mora unë, që nëse ne nuk do kishim bërë reformat që kemi bërë dhe nëse do kishte qenë qeveria e mëparshme nëse do kishte rënë tërmet, do ishte e pamundur që buxheti i shtetit të garantonte as 1/10 e asaj që ne e kemi garantuar, pa prekur programet e tjera të rëndësishme.

2. Financimi ndërkombëtar. Jemi angazhuar intesivisht për të marrë një mbështetje domethënëse nga konferenca e donatorëve. Por e dimë që nuk do të mbulojë të gjitha shpenzimet. Nuk presim që të derdhen miliarda, por që të kemi një volum plus.

3. Iniciativa të reja që po formohen, s’mund t’i bëj publike. Janë iniciativa politike dhe financiare që do të na mundësojnë që të mbajnë zotimin tonë.

Kur njerëzit të shohin, dhe do ua kujtojmë që e keqja harrohet shpejt, se flitet sot për shërbime dhe korrupsion në zyra, por harrohet se para 4-5 vjetësh, nuk kishte zyra fare, por vrima me popuj brenda në radhë për të paguar dritat apo për të marrë një copë letër. Sot ka patjetër probleme me ryshfetin, por sot jemi në një dispozicion. Por brenda 2020 nuk do kesh as kujt t’i japësh korrupsionin”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U AFRUA ME BUJË TEK REAL MADRID/ Pas mungesës së gjatë, ja kur rikthehet Hazard në fushë
Previous article TIRANA-LUFTËTARI/ Trajneri Egbo dëshiron fitoren e radhës, ja formacioni i mundshëm

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT)

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË DIVJAKË/ I riu kthehet në lokal pas sherrit me armë me silenciator për të vrarë 51-vjeçarin Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË DIVJAKË/ I riu kthehet në lokal pas sherrit me armë me silenciator për të vrarë 51-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT