Mëngjesin e sotëm Ilir Beqaj ka postuar sërish një status në faqen e tij në “facebook” një status mbi aplikimin në e-albania për personat që kanë nevojë për mjek familjeje për të përballuar COVID-19.
Ai shprehet se shumë të njohur e kontaktuan duke shprehur vlerësimin për këtë lehtësi, por edhe duke sygjeruar që do të ishte edhe më ndihmuese nëse përveç emrit të mjekut të familjes dhe qendrës shëndetësore përkatëse.
Postimi i Ilir Beqaj
Dje, publikova në facebook një mundësi të gjetjes nga kushdo se kush është mjeku i vet i familjes nëpërmjet përdorimit të platformës qeveritare e-Albania.
Shumë të njohur më kontaktuan duke shprehur vlerësimin për këtë lehtësi, por edhe duke sygjeruar që do të ishte edhe më ndihmuese nëse përveç emrit të mjekut të familjes dhe qendrës shëndetësore përkatëse të ishte i diponueshëm edhe numri i telefonit celular.
E përcolla sygjerimin tek administratorët e e-Albania dhe pa u bërë 24 orë, edhe ky informacion është disponibël.
Përgëzime e-Albania!



