• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
APLIKIMET PËR PATRULLË NË POLICI/ Të rinjtë me probleme, 30% e tyre dështojnë në testet psikologjike dhe të drogës
Home
Aktualitet
Kronikë

APLIKIMET PËR PATRULLË NË POLICI/ Të rinjtë me probleme, 30% e tyre dështojnë në testet psikologjike dhe të drogës

16 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Të rinjtë me probleme psikologjike, por edhe përdorues të lëndëve narkotike, po e shohin policinë si një mundësi punësimi. Ky fakt është evidentuar gjatë konkursit për patrullë të përgjithshme në Akademinë e Sigurisë, ku një pjesë e konsiderueshme e aplikantëve kanë rezultuar me probleme psikologjike dhe përdorues të drogës.

Nga 1 deri më 21 shtator u zhvilluan aplikimet për 350 vende të lira për patrullë të përgjithshme në Akademinë e Sigurisë. Gjatë kësaj periudhe, kandidatët dorëzuan dokumentacionin për aplikim, për t’u përfshirë më pas në fazat përfundimtare të konkursit, testimin me shkrim dhe atë fizik. Para këtyre dy fazave, zhvillohet testi psikologjik dhe kontrolli shëndetësor, ku përfshihet edhe testi i drogës.

Në të gjithë vendin kanë aplikuar mbi 1 200 të rinj deri në moshën 30 vjeç, sipas kufirit të përcaktuar nga ligji. Burime nga Akademia e Sigurisë bëjnë me dije se faza paraprake e verifikimeve është drejt përfundimit dhe rreth 30% e aplikantëve nuk e kanë kaluar testin psikologjik apo atë të drogës.

Disa prej tyre kanë shfaqur probleme të theksuara emocionale dhe vështirësi në përballimin e stresit, ndërsa një pjesë tjetër kanë rezultuar përdorues të lëndëve narkotike. Sipas kritereve të konkursit, të gjithë këta aplikantë do të skualifikohen dhe nuk do të kalojnë në fazën përfundimtare të testit me shkrim dhe atij fizik.

Fituesit që përzgjidhen në fund ndjekin një trajnim 9-mujor në Kolegjin Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, përpara se të vihen në detyrë si efektivë të Policisë së Shtetit.

Ky fenomen ngre shqetësim për gjendjen emocionale të të rinjve shqiptarë, të cilët përballen me probleme psikologjike dhe përdorim të lëndëve narkotike që në moshë të re, duke reflektuar krizën sociale dhe mungesën e mbështetjes psiko-sociale në vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME FOTON TEKSA E MAN NË KRAHË/ Parashqevi Simaku emocionon me mesazhin për djalin e saj: Largësia...
Previous article PROTESTA PËR KRERËT E UÇK NË TIRANË/ Ali Ahmeti: Do të organizohet edhe në Shkup

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO)

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria Aktualitet

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT