• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
APLIKIMET NË AKADEMINË E SIGURISË/ Muhamet Rrumbullaku: 100 më të mirët, do të nisin studimet…
Home
Aktualitet
Kronikë

APLIKIMET NË AKADEMINË E SIGURISË/ Muhamet Rrumbullaku: 100 më të mirët, do të nisin studimet…

6 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Muhamet Rrumbullaku, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit përmes një deklarate ka reaguar lidhur me aplikimet të cilat u hapën për tu bërë pjesë e Policisë në Akademinë e Sigurisë.

Rrumbullaku thotë se mes aplikantëve 100 më të mirët, do të nisin studimet në vitin akademik 2024-2025.

Teksa shpreht se Në emër të Policisë së Shtetit, dua të garantoj vajzat dhe djemtë që zgjodhën të aplikojnë për t’u bashkuar me uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit se, do t’i nënshtrohen një procesi seleksionimi ligjor e transparent, bazuar në shanset e barabarta dhe mosdiskriminimin, për të zgjedhur mes jush 100 më të mirët, të cilët do të nisin studimet në vitin akademik 2024-2025.

Deklarata e plotë:

Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku mbi aplikimet në Akademinë e Sigurisë

Mbyllja e fazës së parë të aplikimeve për ndjekjen e studimeve të larta dëshmoi një interes të madh të të rinjve dhe të rejave për të ndjekur Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit të Akademisë së Sigurisë. I organizuar për herë të parë në portalin “UAlbania”, procesi i pranimit në Akademinë e Sigurisë, si starti i një rruge të rëndësishme për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit, dëshmoi shkallën e lartë të besimit të publikut në punën tonë të përditshme.

Në emër të Policisë së Shtetit, dua të garantoj vajzat dhe djemtë që zgjodhën të aplikojnë për t’u bashkuar me uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit se, do t’i nënshtrohen një procesi seleksionimi ligjor e transparent, bazuar në shanset e barabarta dhe mosdiskriminimin, për të zgjedhur mes jush 100 më të mirët, të cilët do të nisin studimet në vitin akademik 2024-2025.

Në këtë kuadër, Akademia e Sigurisë, e akredituar si institucion i arsimit të lartë, me dy njësitë kryesore të saj Fakultetin e Sigurisë e Hetimit dhe Kolegjin Profesional të Formimit Policor, ofron programe cilësore dhe staf të kualifikuar mësimdhënës.

Kam qenë i bindur dhe sot kjo bindje më forcohet, kur konstatoj interesin e shtuar të brezit të ri për të qenë pjesë e policisë, se rritja profesionale dhe integriteti i trupës së Policisë së Shtetit janë premisa të rëndësishme për shëndoshjen e organizatës, në përmbushje të misionit për sigurimin e rendit dhe luftën ndaj krimit e të gjitha paligjshmërive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U SHPALL NË KËRKIM NGA POLICIA E KOSOVËS/ Reagon Noizy: Denoncim i padrejtë! Kërkoj ndjesë për…
Previous article SËRISH NË SHQIPËRI/ Ivanka Trump zgjedh bregdetin shqiptar, PAMJET nga jahti luksoz në Qeparo

s.autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT