Aplikacioni “Covid Symptoms Tracker” tregon se koronavirusi është shfaqur në Britani që prej muajit janar, përpara se të raportohej rasti i parë në vend.
Ky aplikacion i krijuar nga kolegji King në Londër iu jep mundësinë qytetarëve që të raportojnë simptomat e ngjashme me COVID-19 dhe deri më tani shumë prej tyre e kanë bërë një gjë të tillë.
Gjithsej në këtë aplikacion janë regjistruar 2.6 milion persona deri më tani dhe një pjesë shumë e madhe e tyre kanë raportuar simptoma të ngjashme.
Sipas këtij aplikacioni, Covid ka arritur pikun në 1 prill me 2.1 milion raste por është ulur ndjeshëm që pas izolimit ku janë raportuar 354,690 raste.
Të dhënat e raportuara në këtë aplikacion nuk janë testuar prandaj nuk dihet plotësisht shkalla e besueshmërisë së tij, raporton Daily Mail.




