• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
APELI PËR TU VAKSINUAR/ Kushi uron fillimin e vitit të ri akademik
Home
Politikë

APELI PËR TU VAKSINUAR/ Kushi uron fillimin e vitit të ri akademik

17 October, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, ministrja e Arsimit dhe e Sportit Evis Kushi  ka uruar të gjithë studentët e pedagogët.

Ndryshe nga një vit më parë studentët dhe pedagogët do të jenë në auditor  me kushtin që të jenë të vaksinuar.

“Ky fillim viti është një moment veçanërisht i rëndësishëm për të gjithë ne, sepse përkon pikërisht me fundin e emergjencës së një pandemie që na detyroi të heqim dorë dhe të sakrifikojmë shumë gjëra prioritare të jetës sonë. Por së bashku ne ia dolëm që të përshtatemi në kohë rekord me kufizimet dhe kushtet e reja. Madje edhe në muajt më të vështirë të krizës ne nuk qëndruam në pritje, por kemi kërkuar të gjitha mënyrat e mundshme se si të vazhdonim përpara me leksionet, seminaret, konferencat e çdo aktivitet tjetër pjesë e kurrikulave universitare”, shprehet Kushi.

Ajo nënvizon se fatmirësisht, “sot falë efekteve pozitive të fushatës masive të vaksinimit, por edhe falë një ndërgjegjësimi më të lartë personal dhe kolektiv për të respektuar protokollet e institucioneve shëndetësore, më në fund ne po e nisim vitin e ri akademik me prezencë fizike në auditore”.

Ndërkohë, Ministrja Kushi përsërit apelin ndaj të gjithë të pavaksinuarve që nuk kanë pasur mundësi, për tu vaksinuar në vijim:

“Ne besojmë që universiteti nuk formon vetëm profesionistë apo shkencëtarë të fushave të ndryshme, por formon qytetarët e një shoqërie, të cilët mësojnë të jenë anëtarë të një komuniteti duke respektuar të drejtat e njëri-tjetrit. Dhe kjo është e pamundur të realizohet duke qëndruar përpara ekranit të një kompjuteri apo telefoni celular, por vetëm nëpërmjet ndërveprimit me pedagogët tuaj, kolegët dhe duke u parë sy me sy me njëri-tjetrin“, thekson ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË DUHET T'I PËRGJIGJEM..."/ Bora reagon për herë të parë për raportin Semi-Donald: Ata kanë pasur...
Previous article TENSIONET NË PD/ Deda i quan "rrëmbythje" mbështetësit e Bashës, komentuesi: Edhe po të mblidhni...

F.autor

Postime të ngjashme

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike Aktualitet

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar” Politikë

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

“PËRTEJ OQEANIT”/ Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD publikon pamjet nga pritja në aeroport Breaking News

“PËRTEJ OQEANIT”/ Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD publikon pamjet nga pritja në aeroport

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT