• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
APELI i Presidentes së Komisionit Evropian: Kosova dhe Serbia të shfrytëzojnë rastin për normalizim të marrëdhënieve
Home
Rajon

APELI i Presidentes së Komisionit Evropian: Kosova dhe Serbia të shfrytëzojnë rastin për normalizim të marrëdhënieve

14 March, 2023 s.autor Rajon

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka ftuar të martën Kosovën dhe Serbinë, që ta shfrytëzojnë propozimin e Bashkimit Evropian për të normalizuar marrëdhëniet.

Në një takim me korrespodentët e agjencive evropiane të lajmeve, von der Leyen ka thënë se pret që këto dy vende ta shfrytëzojnë rastin në takimet e radhës, ashtu që të japin kontribut për stabilitetin e rajonit, si dhe në rrugëtimin e tyre drejt BE-së.

“Kemi një plan të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Mendoj se ai përbën një rast për të dyja palët që ta shfrytëzojnë momentumin, sepse normalizimi është kyç për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit“, ka thënë shefja e BE-së.

Ajo ka thënë se pret që palët të jenë konstruktive në takimet e radhës.

“Shpresoj që të dyja palët do të jenë shumë konstruktive në takimet që do të zhvillohen së shpejti“.

E pyetur se cilat do të jenë pasojat nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në këto takime, ajo ka thënë se “së pari duhet zhvilluar negociatat, e pastaj duhet parë rezultatet“.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 18 mars në Ohër.

Në takimin e fundit më 27 shkurt në Bruksel, zyrtarët evropianë kanë thënë se palët janë pajtuar, në parim, për përmbajtjen e propozimit të BE-së për normalizim të marrëdhënieve./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Për shumë vite gruaja më e fuqishme në botë, sot udhëton me klasin e lirë
Previous article "ZBËRTHEHET" MASAKRA/ Dyshohet se sulmi në lokal ishte shenjë hakmarrje nga Ervis Martinaj

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT