• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
APELI I FORTË/ Mjeku Tritan Kalo: Ja kush po i shton numrin e INFEKTIMEVE
Home
Breaking News

APELI I FORTË/ Mjeku Tritan Kalo: Ja kush po i shton numrin e INFEKTIMEVE

24 February, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mjeku i Infektivit Tritan Kalo u ka bërë një thirrje të fortë organeve ligjzbatuese për të mos toleruar askënd që shkel rregullat anti-COVID.

Ai thotë se grumbullimet në takimet elektorale kanë shtuar numrin e infektimeve edhe te moshat e reja, ndaj thotë që gjobat të mos kursehen as ndaj deputetëve e ministrave.

Ndërkohë mjeku bën apel që qytetarët të mos harrojnë respektimin e masave kufizuese dhe të respektojnë trinomin maskë, distancim fizik dhe higjienë personale.

Postimi i plotë:

Kohë Kovidiane….24.02.2021…Infeksioni nga Sars-Cov2/Covid-19 ka mbi një vit i pranishëm mes nesh, duke shkaktuar jo pak lëndime te shëndetit të dhjetra mijra individëve, por edhe qindra e qindra jetëhumbje….NËSE në fillimet e përballjes me këtë “flamë mbarëbotërore” u krijua ideja se ajo prekte kryesisht moshat mbi 60 vjeç dhe në veçanti individët me komorbozitete, ecurija e saj na tregoj se kushdo mundet të rrezikohet nga prekja prej tij…..Në ndërkohë mutacinet kineze, amerikane, italiane, britanike, braziliane, afrikano jugore, etj. kanë ndikuar në mbajtjen gjallë dhe në shpejtësinë e përhapjes, po ashtu edhe në shtimin e ndërlikimeve dhe jetëhumbjeve nga virusi Sars-Cov2/Covid-19…..Futja në përdorim e Vaksinave sigurisht do të ndikojë në uljen e rasteve të prekura, POR duhet të ndërgjegjësohemi se edhe dita e vaksinimit të gjithë popullatës nuku është aq e afërt….MBETEN kurdoherë të plotëvlerta si respektimi i vetëvetes së mirëndërgjegjsuar po ashtu edhe përkujdesi ndaj jetës së kujtëdo që gjallon rreth nesh….KURRË të mos harojmë se respektimi i trinomit të masave kufizuese në përhapjen e infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19: Maskë, Distancim fizik dhe Higjenë personale dhe kolektive (MDH), kanë mbetur ndër shekuj tejet efektivë në luftën ndaj Pandemive të ndryshme….EKZEKUTIVI dhe ORGANET ligjzbatuese të mos tregohen tolerantë ndaj kujtëdo që shkel respektimin e masave të aprovuara, qoftë ai/ajo funksionar i lartë, ministër, deputet, drejtues partije apo edhe qytetar i thjeshtë….Grumbullimet në takimet elektorale, në ndodhitë familjare, në mjetet e transportit publik apo edhe në mjediset e shkollave, si edhe mungesa e zbatimit të masave të higjenës në mjediset kolektive, po ndikojnë dhe do të vijojnë të ndikojnë në shtimin e rasteve të infektimeve nga Sars-Cov2/Covid-19….FUSHATA ELEKTORALE për zgjedhjet e parlamentare të 25 Prillit 2021, për asnjë dekikë nuk duhet të zbehë përditshmërinë e punës dhe përpjekjeve në përballjen me Sars-Cov2/Covid-19….JO PËR TË FRIGUAR grup moshat nën 40-45 vjeç, por për t’i ndërgjegjësuar ato i kam bashkëngjitur këtij postimi imazhe të CT-Scannerave, të disa individëve të këtyre grupmoshave që nuk kanë mundur t’a fitojnë betejën e përballjes me këtë “flamë”….Përpiquni të qëndroni sa më larg ndikimeve jo dobiprurëse të Gjithologëve dhe Anal-istëve, që fatkeqsisht kanë mbirë kudo në TV apo në Shtypin e shkruar dhe në Rrjetet sociale…JU DUAM dhe jo pak rrezikojmë edhe jetët tona në vijën në parë, që me Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tonë të mundet në MIRËBESIM dhe MIRËKUPTIM, të ngadhnjejmë në këtë “luftë me armikun e padukshëm”….Together forever!!!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A DO MBYLLET SHQIPËRIA NË 18:00? Ja çfarë thotë Skënder Brataj
Previous article GLADBACH-MANCHESTER CITY/ Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, kërkojnë rezultat pozitiv (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine Aktualitet

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine

VIDEOT ME PËRMBAJTJE SEKSUALE/ Ragon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet Aktualitet

VIDEOT ME PËRMBAJTJE SEKSUALE/ Ragon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

E RËNDË NË PËRMET/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën Aktualitet

E RËNDË NË PËRMET/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT