• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Apeli i fortë i mësueses nga Tirana: Sot, më 7 Mars, s’dua të shkoj në punë!
Home
Sociale

Apeli i fortë i mësueses nga Tirana: Sot, më 7 Mars, s’dua të shkoj në punë!

7 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

BRUNILDA ÇËRRAGA*

Sot, në këtë ditë speciale për ne mësuesit, më lind një pyetje: “A jemi ne mësueset, sot, siç thotë poezia “të thjeshtat deri në madhështi”!? A u besojnë bashkëqytetarët e mi këtyre vargjeve domethënëse të Kadaresë për figurën e bukur të mësuesit – të atyre mësueseve që bënin orë të tëra me autobus e më pas në këmbë, për të shkuar në fshatra të thellë për të dhënë dije?

Dikur, në fëmijërinë time, kishim shumë dëshirë të festonim, mezi i prisnim festat, ndoshta sepse i kishim të pakta dhe i prisnim me shumë dëshirë! Një ndër to ishte dhe 7 Marsi, Festa e Mësuesit. Fëmijëria ime u përket viteve ‘70-të, atyre viteve kur figura e mësuesit ishte e paprekur dhe model për t’u ndjekur. Askush nuk përgojonte një sapun, shami dore, një tufë me lule që ne me aq gëzim ia dhuronim mësueses në klasë ose i shkonim në shtëpi. Me të tillë dëshirë e me të tilla dhurata, vazhduam edhe në klasat më të larta, me mësuesit e tjerë që u bënë pjesë e edukimit dhe formimit tim. Ato gra e ata burra të mençur, të edukuar, të dhembshur, herë-herë edhe të rreptë, shërbyen si modele që unë të dëshiroja të bëhesha mësuese.

Por çfarë ndodh me mua sot që jam mësuese?! A e pres me kaq dëshirë festën e 7 Marsit, “festën e komisarëve të dritës”?

Sot unë s’dua të shkoj në punë dhe, si unë, besoj ndihen edhe shumë nga kolegët e mi. Sot, ne s’duam të bëjmë asgjë, e sidomos të shohim televizor. Sot, kur është dita të flasim për mësuesin, figurën e tij, ta ngremë atë lart, t’i rikthejmë respektin si dikur, sot kemi ditën më të vështirë, ditën që na bën të ndihemi më keq. Emisionet e lajmeve merren me çfarë dhuratash morën mësuesit. Gazetarët investigativë qëndrojnë në dyert e shkollave, ndjekin nga pas nxënësit, madje shkojnë deri aty sa t’u hapin edhe çantat, se çfarë u kanë blerë mësuesve sot. Madje, një pedagog- filozof pyet në rrjete sociale mësuesit: “Pa hë, na tregoni mësues, çfarë dhuratash doni sot?”

Por, a pyesin këto gazetarë, këta njerëz, kjo shoqëri, se çfarë ndikimi kanë këto lloj sjelljesh te fëmijët?! Unë nuk marr përsipër të them se nuk ka mësues që nuk i kërkojnë vetë këto dhurata. Por ndoshta jam me fat që nuk e kam hasur këtë fenomen me miqtë e kolegët e mi të nderuar e as si prind me mësuesit e fëmijëve të mi. Unë besoj se asnjë mësues që e gëzon me dinjitet këtë emër, nuk e bën këtë gjë, por edhe sikur të ketë një pakicë të tillë…

Por, a ndikojnë këto lajme te figura e mësuesit? A e mendojnë këta ndërtues lajmesh apo komentues se ç’dëm sjell për fëmijët përgjithësimi i këtyre rasteve, që mund të jenë të veçanta? Jua them unë, me përvojën e gjithë këtyre viteve me nxënësit e mi, se të gjitha këto lajme bien mbi fëmijën, i cili pasi dëgjon që mësuesit i përflasin të gjithë, e ka të vështirë të ndiejë admirim e respekt për figurën e mësuesit. Kështu, figura që i jep dije dhe e përgatit si qytetar të së nesërmes, kthehet në një figurë të pabesueshme.

Unë besoj se pavarësisht ndonjë rasti të izoluar, askush nuk mund të barazojë figurën e mësuesit me atë që kërkon lëmoshë apo të abuzuesit. Sepse, nuk humb vetëm figura e mësuesit, nuk vihen në dyshim personaliteti i mësuesit, por ndëshkohen vetë fëmijët, të cilët e kanë të vështirë ta kapërcejnë dyshimin.

Ndaj, unë sot dua që gjithkush, i cili kërkon që fëmijët apo të afërmit e tij të marrin më të mirën në bankat e shkollës, të pyesin: Si mund të ndalim valën e përçmimit për mësuesit? Nëse, në fund, do ta bëjmë këtë pyetje, mund të diskutojmë edhe për nevojat apo problemet që kanë mësuesit e sotëm për të përballuar sa më mirë një mësimdhënie me dinjitet. Sepse puna e mësuesit udhëton në çdo shtëpi dhe është pragu i çdo të nesërmeje.

Ç’mund të bëj unë sot? Unë nuk dua të ndaloj te dyshimet. Ua kërkoj këtë dhe kolegëve të mi, në çdo shkollë, kudo qofshin. Unë i kam zgjedhur ish-mësuesit e mi si model dhe kërkoj të eci në gjurmët e tyre, duke besuar se profesioni që kam zgjedhur është i mrekullueshëm. Edhe pse lajmet plot dyshime ndaj figurës së mësuesit janë pengesa që më rëndojnë, i them vetes se duhet t’i kapërcej.

Nuk e kam të lehtë për të mundur dëshirën e brendshme që sot të mos jem në shkollë, por nxënësit e mi do të kenë shkruar kartolina të krijuara nga vetë ata, ndaj s’dua t’i mbush me dyshimet e të rriturve.

Sepse, pavarësisht gjithçkaje, unë dua dhe e them plot dëshirë e bindje:- Kjo është Dita e Mësuesit, është Dita Ime!

*Mësuese në shkollën “Jeronim De Rada” në Tiranë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Tërmeti populist" në Itali, kthesa politike për Evropën. Radhën e ka…”
Previous article Pas eliminimit nga Champions, PSG nuk ndalet në merkato. Gati një tjetër blerje

Ina.Autor

Postime të ngjashme

NUK NDALET DORIAN PUKA/ Video duke “ushqyer” qentë me kartëmonedha paund, The Telegraph vijon të sfidojë qeverinë angleze Aktualitet

NUK NDALET DORIAN PUKA/ Video duke “ushqyer” qentë me kartëmonedha paund, The Telegraph vijon të sfidojë qeverinë angleze

MARKA LUKSOZE PA DOKUMENTA DHE SHITJE PA KUPON/ Goditen 8 biznese për evazion fiskal në Tiranë Aktualitet

MARKA LUKSOZE PA DOKUMENTA DHE SHITJE PA KUPON/ Goditen 8 biznese për evazion fiskal në Tiranë

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT