• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
APELI/ Brataj: Qëndroni larg kutive të votimit nëse keni shenja të COVID apo…
Home
Aktualitet
Kronikë

APELI/ Brataj: Qëndroni larg kutive të votimit nëse keni shenja të COVID apo…

22 April, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur në “Breaking” në Top News për votimin në zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se personat e infektuar apo ata që kanë shenja të sëmundjes duhet të qëndrojnë larg kutive.

Skënder Brataj: Personat e infektuar ose që kanë shenjat nuk duhet të paraqiten në qendrat e votimit. Një vëmendje e veçantë i është dhënë numrit që për fatin e mirë ka zbritur, por ju bëj thirrje që në asnjë mënyrë të mos paraqiten se shëndeti është i pari, zgjedhje do të ketë herë pas here.

Kujdesi duhet të jetë më i madh në këtë moment, më rigoroz në zbatimin e masave dhe të kontrolleve. Dhe përgjegjësit në qendrat e votimit duhet të jenë të kujdesshëm.

Sa i përket shteteve që kanë pasur shifra të larta të rasteve të reja, Brataj thotë se duhen parë situatën vazhdimisht për të marrë masat çdo javë.

Skënder Brataj: Italia gjithë kohën e ka pasur tamponin apo karantinën të detyrueshme duke përfshirë dhe vetë Greqinë. Dimë që janë dhe pashkët që besimtarët i festojnë në masë dhe më vjen keq por shëndeti është i pari dhe mendojmë si profesionistë.

E kemi ndjekur kaq mirë situatën, duke parë që mund të kemi rrezikun e tubimeve, kemi mbi 13-14 muaj që i kemi detyruar të gjithë aktivitetit të qëndrojnë mbyllur, duhet të mendojmë që t’i hapim. Duke parë dhe numrat në vendet fqinj, duhet të shohim se cfarë ndodh në ato vende ndaj cdo javë ndalemi dhe marrim masa.

Ndërsa ditën e nesërme pritet të nisë vaksinimi i punëtorëve të fasonerivë, Brataj thotë se është dritë në fund të tunelit dhe ka ndikuar në reduktimin e viktimave dhe shtrimeve në spitale.

Skënder Brataj: Vaksinimi masiv është drita jeshile në fund të tunelit. Vaksina ishte hapi i fundit dhe të gjitha llojet e vaksinave kanë efektin e tyre por dhe të gjithë indikatorët, si në reduktimin e humbjeve të jetës dhe shtrimeve në spitale, por tregojnë përmirësime.

Prandaj kjo është rruga e vetme dhe vaksinimi do të jetë suksesi i kësaj pandemie. Vaksinat kanë treguar që hapi i fundit, sidomos me ndonjë sëmundje të re është kyçe në parandalimin e këtyre sëmundjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GAFË E PAFALSHME/ Tentoi të realizonte si “Panenka”, shikoni penalltinë e humbur nga sulmuesi shqiptar (VIDEO)
Previous article SKEDA/ Bandat paraushtarake të PD po terrorizojnë njerëzit! Si Berisha dhe Basha miratuan paramilitarët "SMV"

F.autor

Postime të ngjashme

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve Aktualitet

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT