• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
APEL QYTETARËVE NGA LEVANI/ Ruçi: Vaksinohuni që të fitojmë betejën me koronavirusin
Home
Politikë

APEL QYTETARËVE NGA LEVANI/ Ruçi: Vaksinohuni që të fitojmë betejën me koronavirusin

2 April, 2021 s.autor Politikë

Drejtuesi politik i PS të qarkut Fier, Gramoz Ruçi, njëherësh kandidat për deputet në Fier, ishte sot i pranishëm në fshatin Peshtan, Levan, ku pati një takim me banorët. Në fjalën e tij, Ruçi u ndal te vaksinimi, ku bëri me dije se që nga nisja e vaksinimit masiv, në qarkun e Fierit janë vaksinuar deri më tani 9800 persona.

Ai i bëri apel të moshuarve mbi 70-vjeç që të vaksinohen, në mënyrë që të ecet përpara me grupmoshat e tjera, për të fituar betejën me koronavirusin.

“Brenda këtyre ditëve janë vaksinuar në qark 9800 vetë. I bëj apel 70-vjeçarëve që të mbajnë kontakt me mjekët e familjes që ta mbarojmë vaksinimin me këtë grupmoshë dhe më pas të kalojmë te grupmoshat e tjera që ta fitojmë këtë betejë. Partitë politike që janë në pushtet duhet të mosvotohen nëse nuk kanë bërë gjë dhe të votohen nëse kanë bërë ato që janë angazhuar të bëjnë”, tha Ruçi.

Më tej ai kërkoi votat për PS, duke argumentuar se i duhet një mandat i tretë në mënyrë që të përfundojë procesi i rindërtimit, të fitohet lufta me koronavirusin dhe të vijohet përpara me reformën në drejtësi.

“Në 5-vjeçarin e fundit këtu në Fier, ne jemi ndalur në disa blloqe siç është inferstruktura rrugore, e energjisë elektrike,e ujit, ajo arsimore e shëndetësore. Këto kanë qenë shtyllat kryesore që janë marrë në 5 vitet e fundit. Votoni PS që të përfundojmë këto dy beteja të mëdha, rindërtimi dhe pandemi. Kërkohet të votohet edhe për përfundimin e Reformës në drejtësi, që problematikat që kanë në fshat me energjinë, ujin e pijshëm, institucionet arsimore, të përfundohen e të bëhen në shërbim të qytetarëve që janë”, shtoi Ruçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAPRITUR/ Tea takohet me Olsën dhe rikthehet sërish në “Për’puthen” (FOTO)
Previous article TRAGJIKE NË SHBA/ E ëma e përqafoi për ta mbrojtur nga të shtënat me armë, ndërron jetë në krahët e saj 9-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT