Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e mbi 2.5 milionë euro pasuri të biznesmenit Ndue Gjergji, (i vdekur) dhe familjarëve të tij.
Këto asete bëhet me dije se ‘trjedhin nga veprimtaria kriminale’. Subjekti i hetimit sipas organit të akuzës, ka ndërruar jetë në vitin 2020, pas një atentati.
“Prokuroria provoi se shtetasi N.Gj., (Ndue Gjergji) ka qenë nën hetim në Hollandë për veprën penale të ‘pastrimit të parave’ ndërsa më parë ka qenë i arrestuar dhe i dënuar për drogë në Itali”, thuhet në njoftim


