Autoritetet shtetërore australiane janë zotuar të mos e zhvillojn një festival me valle muzikore pasi dy njerëz kanë vdekur. Dyshohet se vdekja erdhi nga mbidoza e drogës. Policia tha se 700 persona kërkonin ndihmë mjekësore për çështjet e drogës në Defqon të Sidneit. Tre persona janë në gjendje kritike.
Kryeministri i shtetit Gladys Berejiklian e quajti ngjarjen vjetore të pasigurt dhe tha se nuk duhet të ndodhë përsëri. Organizatorët Q-Dance Australia thanë se po bashkëpunojnë me autoritetet. Dy persona të cilët kanë vdekur nuk janë identifikuar ende, por ata ishin të dy në 20 vjeç dhe vdiqën në spital pas rrëzimit, sipas policisë.
Policia tha se 10 persona janë akuzuar për vepra të trafikimit të drogës, duke përfshirë dy adoleshentë të cilët thuhet se kanë kryer 120 vepra në ngjarje.
Festivali i Defqon 1, i mbajtur në Qendrën Regjionale të Regjistrimit në Sydney, luan kryesisht muzikën hardcore techno, house dhe trance.
Ka patur dy vdekje të tjera në festival gjatë viteve të fundit. Veprimtaria ka funksionuar dhe është organizuar që nga viti 2009.


