• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANULLIMI I 30 QERSHORIT/ Veliaj vijon fushatën, sulmon ashpër Metën: Vendim nul, Lulit i jep sisë presidenti dhe Saliu
Home
Politikë

ANULLIMI I 30 QERSHORIT/ Veliaj vijon fushatën, sulmon ashpër Metën: Vendim nul, Lulit i jep sisë presidenti dhe Saliu

9 June, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Ndonëse Presidenti Ilir Meta anulloi dje datën e zgjedhjeve, kryebashkiaku Erion Veliaj i cili kandidon për një mandat të dytë në bashkinë e Tiranës vazhdon me fushatën elektorale.

Veliaj ndodhet në një takim me qytetarët në Baldushk, ndërsa shprehet i bindur se zgjedhjet e 30 qershorit do të bëhen.

Veliaj ka sulmuar ashpër Presidentin Meta, duke e cilësuar vendimin e tij nul. Po ashtu kryebashkiaku ka sulmuar edhe opozitën, teksa shprehet se i kanë të gjithë fëmijët jashtë.  Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku iu drejtua me një mesazh edhe LSI-së.

“Në datën 30 qeshor ata mund të çojnë letra serume, por në datën 30 qershor cdo njeri do të zgjohet në mëngjes dhe do i bëjë një pyetje vetes, do punoj për pazaret apo për marrëveshjen që unë dua. Ndaj le ta mbajnë veten me gajret.

Në datë 30 qershor do të shkojmë në zgjedhje. E kemi detyrim kushtetues. Nuk janë partitë që zgjedhin popullin, është populli që zgjedh partitë. Nëse siç thotë presidenti nuk do ketë zgjedhje, në datë 1 do i pastrojë ai plehrat, do i japë ai autobusit, mandati im mbaron. Do i hapë ai varret, do i hipë ai furgonit.

E kuptoni sa qesharake dhe sa nul është kjo që ka ndodhur. Në datën 30 qershor pyetja është do mendojmë për kalamajtë tanë apo për të tyret. Ata të tyret i kanë zgjidhur.

Bujar Nishani një tjetër President, fëmijët i bëri austriakë, Luli hollandezë, u bëfshin 100 herë më të mirë se prindërit e tyre. Më vinte, mu pështiros televiziori ku shihja një njeri që e ka bërë të gjithë familjen të huaj të këndojë himnin.

Nuk ka kthim mbrapa në 30 qershor. Dua ti pyes ata të LSI po fëmijët tuaj i kanë pasaportat jashtë, nëse nuk i keni atëherë po ju përdorin si mish për top, po ju përdorin si dele.

Sa të rritet Luli dhe sa ti japë sisë Saliu me Presidentit ca do bëjmë ne të tjerët. Ai mund të mos jetë gati, por kur ka qenë gati ai”, tha Veliaj mes të tjerash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUNDJAVA RELAKSUESE/ Një "arratisje" e shpejtë në Plazhet e Durrësit (PAMJET)
Previous article SEKS NË VERË? Pasi të lexoni mendimin e ekspertëve nuk do thoni menjëherë PO

k.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT