Dekreti i Presidentit, Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve ka mbërritur zyrtarisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Burime pranë këtij institucioni konfirmojnë se dekreti i firmosur nga Meta është dorëzuar zyrtarisht rreth orës 11:20 minuta.
Mbledhja është kërkuar nga nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba dhe anëtari, Bledar Skenderi.
Disa orë më parë, PS vendosi të mos njohë dekretin e Ilir Metës dhe për rrjedhojë të nis procedurat për shkarkimin e tij.
Këtë qëndrim me gjasa do të reflektojnë edhe anëtarët e zgjedhur nga PS në KQZ.


