• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANULIMI I 30 QERSHORIT/ Meta mbrohet me precedentin bullgar: E ka vendosur Gjykata e Strasburgut, jo zgjedhje me 1 kandidat
Home
Politikë

ANULIMI I 30 QERSHORIT/ Meta mbrohet me precedentin bullgar: E ka vendosur Gjykata e Strasburgut, jo zgjedhje me 1 kandidat

9 September, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Në Komisionin Hetimor ku po merret në pyetje nga deputetët për akuzën e shkeljes së Kushtetutës, presidenti Ilir Meta e ka mbrojtur vendimin për zhdekretimin e 30 qershorit me precedentin bullgar në Gjykatën e Strasburgut.

“Nuk ka shumë hapësira për të bërë interpretime se çfarë do të thotë të zgjedhësh, pasi jo vetëm Kushtetuta jonë që është e qartë, por edhe Kontevnta e të Drejtave të Njeriut, e sqarojnë shumë mirë dallimin midis votimit dhe zgjedhjeve”, tha Meta.

Më tej, presidenti paraqiti edhe vendimin e Gjykatës së Strasburgut, të vitit 2015, që sipas tij ka përcaktuar se zgjedhjet me një kandidat janë fiktive duke u mohuar qytetarëve të drejtën për të zgjedhur.

“Gjykata e Strasburgut, në vitin 2015, ka marrë një vendim që ka ardhur si rezultat i shqyrtimit të një çështje të ngjashme kundër Bullgarisë, ku disa shtetas bullgarë me origjinë turke kanë pretenduar shkeljen e të drejtës së votës së tyre. Gjykata ka arsyetuar se: e drejta e votës e garantuar nga neni 3 i Protokollit nr.1 nuk është e limituar në veprimin e zgjedhjes së një kandidati dhe hedhjen e votës në kutinë e votimit. Vota e çdo zgjedhësi duhet të krijojë mundësinë e këtij të fundit të ndikojë në formimin e organeve ligjvenëse, në të kundërt e drejta votës, procesi i zgjedhjeve dhe për rrjedhojë edhe rendi demokratik në përgjithsësi, do t’i mungonte e drejta në substancën e saj. Pra, të thuash zgjedhje me një kandidat do të thotë të bësh një proces fiktiv, pra qytetarëve u mohoet e drejta për të zgjedhur. Për këtë çështje, Bullgaria u dënua me një gjob të caktuar”, tha Meta.

Sipas Metës, me vendimin për të anuluar 30 qershorin, Presidenca e Shqipërisë ka mbrojtur të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET SËRISH LIBRAZHDI/ Gjendet kufoma e një personi në digën e lumit (DYSHIMET E PARA)
Previous article BREXIT/ Mbretëria e Bashkuar, Johnson përgatitet për një votim të ri në "Dhomë" për zgjedhje të parakohshme

k.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg Aktualitet

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë Aktualitet

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë

I DËNUAR PËR JETË PËR KRIME TË RËNDA/ Mister mbi 16 lejet e burgut ndaj Alket Rizait në Greqi! Nga arratisjet spektakolare, tek… Aktualitet

I DËNUAR PËR JETË PËR KRIME TË RËNDA/ Mister mbi 16 lejet e burgut ndaj Alket Rizait në Greqi! Nga arratisjet spektakolare, tek…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT