Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka mirëpritur vendimin e parlamentit për të shtyrë votimin e paketës “anti-shpifje”.
Ai ka deklaruar se tashmë po presin për opinionin e Venecias.
“Mirëpresim vendimin e mazhorancës për të shtyre votimin për këtë paketë. Po presim për opinionin e venecias dhe i inukraojmë autoritetet që t’i adresojnë shqetësimet e tyre”, shkruan Soreca në tëitter.
Kujtojmë që ky vendim u propozua nga Taulant Balla, por nuk u prit mirë nga deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari e cila reagoi menjëherë duke thënë se nuk është dakord që të shtyhet diskutimi, pasi sipas saj Balla duhet të ishte konsultuar përpara se të merrte një vendim.


