• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ANTISHPIFJA”/ Ja propozimet dhe vlerësimet e Komisionit të Venecias
Home
Aktualitet
Media

“ANTISHPIFJA”/ Ja propozimet dhe vlerësimet e Komisionit të Venecias

19 June, 2020 F.autor Aktualitet, Media

Pas gjashtë muajve debate intensive, Komisioni i Venecias ka shprehur opinionin rreth miratimit të paketës anti-shpifje për mediat.

Opinioni përfundimtar ka përkrahur nevojën e një ligji të tillë për rregullimin e tregut të mediave elektronike në Shqipëri.

Midis përfundimeve kyçe, Venecia vlerëson se ligji është konsultuar gjerësisht me publikun, subjektet e interesuara dhe partnerët ndërkombëtarë.

Në seancën e fundit parlamentare për vitin 2019, mazhoranca miratoi dy projektligje si pjesë e të ashtuquajturës paketa ‘anti-shpifje’, e cila vendos zgjeron kontrollin e AMA-s edhe në fushën e mediave online. Projektligjet u kthyen në Parlament për rishikim si jo kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta.

Komisioni i Venecias vlerëson se:

• Draft-ndryshimet e paketës ligjore për Median ishin subjekt i konsultimeve publike dhe pësuan ndryshime të ndryshme në konsultim me partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë (në veçanti Këshillin e Evropës dhe OSBE).

• Autoritetet shqiptare qenë transparentë për të përmirësuar tekstin e projektligjeve.

• Autoritetet shqiptare demonstruan gatishmërinë e tyre për dialog dhe angazhimin e tyre për ruajtjen e fjalës së lirë në vend. Për shembull, është pozitive që në ligj shprehimisht përmendet që ky legjislacion duhet të interpretohet në dritën e praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

• Problemet e identifikuara nga autoritetet shqiptare objekt i rregullimit juridik janë serioze. Disa sanksione të justifikueshme të ligjit administrativ mund të jenë të dobishme për të luftuar abuzimet në fushën e mediave online.

• Sidoqoftë, këto sanksione do të duhet të imponohen nga një organ vërtet i pavarur dhe profesional, në një procedurë të duhur, duke synuar kategorinë e përcaktuar ngushtë të portaleve të mediave online, që nuk kanë forcën e “titujve ekzekutivë” të zbatueshëm menjëherë, të jenë proporcionale dhe t’i nënshtrohen shqyrtimit të plotë gjyqësor.

• Nevoja e përmirësimit të ligjit duke adresuar keto problematika

Komisioni i Venecias propozon këto ndryshime:

• Ngushtim i fushës së zbatimit të ligjit, duke përjashtuar në mënyrë të qartë çdo media online jo-profesionale, si blogerë individualë, përdorues të rrjeteve sociale.

• Rishikim i parashikimit të de-anonimizimit i të gjitha burimeve të mediave online shqiptare pasi mund të jetë në kundërshtim me standardin ndërkombëtar që vullneti i përdoruesve të Internetit për të mos zbuluar identitetin e tyre normalisht duhet të respektohet. – kjo masë lidhet ngushtë me rastin nëse subjekte të ligjit janë blogerët apo mediat jo profesionale.

• AMA-s dhe Këshillit të Ankesave (KA) duhet t’u besohen kompetencat e shtuara administrative duke siguruar më parë se këto organe janë mjaftueshmërisht të pavarura nga partitë politike, bizneset e mëdha të mediave ose interesat e tjera të korporatave të lidhura me politikën; për shembull duke shtuar përfaqësues të komunitetit të mediave dhe të shoqërisë civile që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me forcat kryesore politike në përbërjen e KA/AMA;

• Rishikim i procedurës së ankesave pasi nuk ofron masa të mjaftueshme procedurale: KA/AMA mund të vendosë, në një procedurë shumë të shpejtë administrative, gjoba të cilat janë menjëherë të zbatueshme, dhe urdhërojnë heqjen e përmbajtjes së Internetit, gjithashtu me një efekt të menjëhershëm. Masat mbrojtëse shtesë duhet të futen për të garantuar procesin e duhur dhe proporcionalitetin e sanksioneve.

• të rishihet metoda e zgjedhjes së AMA dhe anëtarët e KA, në mënyrë që të sigurohen që këto organe të kenë një përbërje pluraliste, të përbëhen nga individë të kualifikuar, të përfaqësojnë komunitetin e mediave dhe të gëzojnë një autonomi të besueshme nga qeveria dhe bota e biznesit.

Komisioni i Venecias gjithashtu inkurajon autoritetet shqiptare të mbështesin krijimin e një organi vetë-rregullues të pavarur që funksionon në mënyrë efektive dhe të pavarur që përfshin të gjithë aktorët përkatës të komunitetit të mediave dhe të aftë për të siguruar një sistem efektiv dhe të respektuar të përgjegjshmërisë së mediave në fushën e mediave në internet përmes vetë-rregullimit rregullore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I INFEKTUAR ME COVID-19/ Robert Budina: Jam si kokrra e mollës, nesër do të kemi lajme për vërtetësinë e testit
Previous article FLOGERT MUÇA/ Opozita dhe Ilir Meta përballë opinionit të Venecias për ‘Antishpifjen’

F.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT