• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ANTIKANABISI/ Veliu mbledh në Fier drejtorët e policisë: Zero tolerancë, askush të mos neglizhojë apo të jetë palë me keqbërësit
Home
Aktualitet
Kronikë

ANTIKANABISI/ Veliu mbledh në Fier drejtorët e policisë: Zero tolerancë, askush të mos neglizhojë apo të jetë palë me keqbërësit

28 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, mblodhi në Fier, drejtuesit e Drejtorive Vendorë të Policisë Fier, Berat, Vlorë e Gjirokastër si dhe shefat e Komisariateve në varësi të këtyre drejtorive për të diskutuar mbi goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Në takim të pranishëm ishin Zv/Drejtoresha e Përgjithshme Aida Hajnaj, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit të Sigurisë Gjovalin Loka. Drejtori i Përgjithshëm Veliu ka  theksuar që në krye të fjalës se  qëllimi i këtij takimi nuk është paraqitja e rezultateve por analiza e  punës së deritanishme dhe intensifikimi i  veprimeve në terren për të evidentuar e goditur qoftë edhe një bimë të vetme kanabis sativa të kultivuar.

“E vlerësoj punën e gjithsecilit, angazhimin dhe përpjekjet për të përmbushur këtë priorit, por në këtë fazë që jemi, duhet medoemos një tjetër impuls, një tjetër ritëm e angazhim në terren dhe rritje të forcës goditëse duke mos i lënë asnjë hapësirë cilitdo që tenton të ushtrojë veprimtari kriminale në këtë fushë”, tha ai.

Veliu theksoi se që prej muajit Janar e në vijimësi, u ka kërkuar gjithë Drejtorëve Vendorë, qoftë në takimet e përjavshme apo në komunikimet e përditshme, por edhe nëpërmjet urdhrave, udhëzimeve, planeve të masave e  tërheqjeve të vëmendjes që toleranca në këtë drejtim të jetë zero. Askush të mos neglizhojë apo më keq akoma të bëhet palë me keqbërësit, se nuk do tolerohet asnjë drejtues policie e deri te punonjësi më i thjeshtë.

“Do t’ju mbështesim me helikopterë, me monitorim nga GDF, me dronë me mjete logjistike, ndaj kjo periudhë që ka mbetur duhet që e tërë struktura policore nga qendra në bazë, të angazhohet në kontroll territori, në mbledhje informacionesh, në bashkëpunim me qytetarët që të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën, në interes të  integrimit evropian të vendit tonë”,  shtoi Veliu.

Parandalimi i përhapjes së COVID-19, ishte një tjetër pikë ku Drejtor Veliu u ndal dhe kërkoi nga drejtuesit e policisë angazhim maksimal, pasi misioni është të mbrojmë jetë dhe kjo detyrë është e shenjtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PAS 3-4 JAVËSH NIS RËNIA E KURBËS"! Brataj: Në rast shtimi të infektuarve janë përgatitur dhe spitalet rajonale! Diskot, burim infeksioni
Previous article MASAT E ASHPRA NË KOSOVË/ Përjashtohen tranzitët, personat që duan të kurohen e tregtarët

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik Aktualitet

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT