• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ANTI-KÇK”/ zbresin në terren efektivët e Operacionit Forca e Ligjit: Rreth 250 subjekte do t’i nënshtrohen hetimeve
Home
Breaking News

“ANTI-KÇK”/ zbresin në terren efektivët e Operacionit Forca e Ligjit: Rreth 250 subjekte do t’i nënshtrohen hetimeve

3 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Efektivët e OFL-së, Operacionit Forca e Ligjit, zbresin nga sot në terren për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të miratuar për nga Qeveria për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për kr im të organizuar. Rreth 250 subjekte pritet t’i nënshtrohen hetimeve dhe verifikimeve, në zbatim të paketës anti-KÇK.

Në fokus do të jetë goditja e grupeve kriminale apo individëve, që janë hetuar dhe dënuar më parë, por pasuria e tyre nuk është verifikuar se si është arritur. Sipas aktit normativ, të piketuarit janë kryesisht individë që dyshohet se kanë kryer aktivitete kriminale të drogës, prostitucionit dhe evazionit fiskal.

Në sitë do jenë kompanitë të cilat shtrihen kryesisht në fushën e ndërtimit, dhe disa prej shërbimeve për qytetarët. Nga Verifikimet paraprake dyshohet se pronarë të këtyre subjekteve janë pronarë fiktivë, të moshuar e adoleshentë, të cilët janë milionerë por nuk justifikojnë burimet e ligjshme për këta investime.

Goditjet e para kjo njësi speciale e përbërë nga 50 oficerë do t’i nisë nga qytetet si Tirana, Durrësi, Vlora, Shkodra, Elbasani, Fier dhe Korça, qytete me potencial krimi.

Sot parashikohet që të shpërndahen formularët e parë për personat të cilët struktura e OLF-së ka dyshime se kanë vendosur pasurinë nga krimi. Procesi mbi vërtetimin e dyshimeve për një pasuri mbyllet në harkun kohor të 30 ditëve. Gjithçka do të nisë me një formular që struktura e re do u dërgojë kriminelëve brenda apo jashtë burgut për të justifikuar pasurinë. Më pas ky formular i dërgohet SPAK-ut që duhet të shprehet për 15 ditë dhe po kaq gjykatës.

Pra cikli, pa llogaritur apelin në hapin e parë mbyllet brenda muajit. Sipas paketës Anti-KÇK punonjësit e administratës do të duhet të bashkëpunojnë me këtë njësi për shkëmbimin e informacioneve për gjurmimin e parave të pista. Në rast se nuk do ketë bashkëpunim ata do të ndiqen penalisht dhe do të merren masa administrative deri në shkarkim nga detyra.

Kur ka dyshime mbi vendimin e gjyqtarit, sipas ligjit, shteti (Propozon ministria e Drejtësisë vendos KLP ose KLGJ) mund të kërkojë pezullimin e gjyqtarëve nga detyra dhe fillimin e hetimeve për ata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI/ Etilda Gjonaj: Zbuluam se një i burgosur zhvilloi 850 takime në vit
Previous article AXHENDA E JAVËS 21 NË SUPERIORE/ Takimet luhen në dy ditë, ja datat dhe oraret e ndeshjeve

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT