• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ANTI-KÇK/ “OFL” shpërndan formularë për deklarimin e pasurisë tek të dyshuarit në Tiranë, Durrës e Shkodër. Çfarë pritet të ndodhë
Home
Breaking News

ANTI-KÇK/ “OFL” shpërndan formularë për deklarimin e pasurisë tek të dyshuarit në Tiranë, Durrës e Shkodër. Çfarë pritet të ndodhë

4 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prej ditës së djeshme ka nisur në terren zbatimi i paketës anti-kçk për goditjen e krimit të organizuar dhe pasurive të paligjshme. Dje Operacioni Forca e Ligjit ka sekuestruar pasuritë e fisit Hajraj në Shijak, anëtarët e të cilit akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se OFL ka 150 punonjës që janë oficerë të policisë gjyqësore dhe agjentë që janë trajnuar prej 6 muajsh. Ata po përpilojnë një listë të marrë nga 12 drejtoritë vendore dhe agjencitë ligjzbatuese partnere për personat e dënuar me formë të prerë për vepra të rënda penale ose të hetuar për to.

Të gjithë këtyre personave u jepet një formular për justifikimin e pasurisë dhe kanë afat për plotësim 48 orë. Konkretisht OFL është duke shpërndarë formularët tek personat e dyshuar për aktivitet kriminal dhe pasuri të paligjshme. Pas dorëzimit të formularëve ata do të shqyrtohen nga OFL dhe më pas vijojnë fazat e tjera të operacionit. Sipas Bezat, oficerët e OFL janë të shpërndarë kryesisht në zonën e Durrësit, Tiranës e Shkodrës.

“OFL vepron në emergjencë kur ka indicie se personi subjekt i aktit normativ mund të kryejë vepër penale apo tjetërson pasurinë. Në këto raste OFL vepron vetëm me firmë të drejtorit të përgjithshëm të policisë e me pas brenda 48 orëve njoftohet prokuroria e posaçme e cila pas 15 ditësh e çon çështjen në gjykatë dhe kjo e fundit brenda 15 ditësh vendos se çfarë do të bëhet me pasurinë. Sekuestroja vendoset për 4 muaj dhe hetimet për të mund të shtohen edhe 4 muaj të tjerë. Më pas gjykata është e detyruar që të marrë vendim për konfiskim apo për kthim tek pronari”, deklaroi Bezat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “NË DASMËN E DYTË TË SHOKUT”/ Ish-bashkëshorti i Rudinës flet për martesat e dështuara (FOTO)
Previous article DETAJET NGA NGJARJA NË ELBASAN/ Ky është autori i kërkuar që theu postbllokun e policisë

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT