• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ANTI-INFORMALITETI”/ Bllokohet një tjetër biznes të madh, “Gega Oil” gjendet me shkelje tek pompat
Home
Aktualitet
Kronikë

“ANTI-INFORMALITETI”/ Bllokohet një tjetër biznes të madh, “Gega Oil” gjendet me shkelje tek pompat

8 August, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Pika e karburantit Gega Oil është bllokuar prej inspektorëve në kuadër të aksionit anti-informalitet që po zhvillohet në të gjithë vendin, pasi është kapur me shkelje. Ky aksion po vepron me ‘dorë të hekurt’ ndaj të gjitha bizneseve në shkelje, ku janë bllokuar edhe biznese nga më të mëdhatë në të gjithë vendin si Taivani në Tiranë, apo gjobitja e Hotel Rognerit e ‘Markatës së Peshkut’. Po ashtu në të gjithë vijën bregdetare janë bllokuar hotele, lokale dhe janë liruar mijëra metër katrorë plazhe të zaptuara nga subjektet private.

Në lidhje me bllokimin e  Gega Oil ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama ku ka thënë se s’ka asnjë shans më që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit. “Jo jo, s’ka asnjë shans më që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit Çdo “trim” që do të vazhdojë ta bëjë, do kapet dhe do ta paguajë shumëfish Të gjithë të barabartë para ligjit #ZeroTolerancë ndaj abuzuesve”.

Pak ditë më parë edhe zv/kryeministri Erjon Braçe deklaroi nisjen e inspektimeve në terren të çdo karburanti. Ndër të tjera ai theksoi se do të monitorohet dhe cilësia si pjesë e aksionit anti-informalitet është bërë dhe krimi ekonomik.  Nga ana tjetër Ministrja Denaj paralajmëroi subjektet që operojnë në vijën bregdetare se ky aksion do të vijojë rregullisht edhe në muajt në vijim me qëllim që t’i jepet fund informalitetit.

Aksioni është shtrirë në të gjithë vendin duke sjellë kontrolle të rrepa nga depozitat në Porto Romano dhe deri në skajin më të largët për pompat. Nga ky aksion nuk kanë munguar edhe arrestimit e procedimet penale ku fundjavën që lamë pas u proceduan 66 persona mes tyre edhe drejtori i Aluiznit në Elbasan.

Për sa i përket kompleksit Taiwan edhe pse u kap me shkelje gjykata administrative me gjykatës Gentian Hamiti, duket se nuk e kanë marrë parasysh shkeljen e ligjit dhe në kundërshtim të plotë kanë dhënë vendimin për të rikthyer aktivitetin e subjektit në fjalë. Për zhbllokimin nga gjykata të Taiwanit pati një reagim të fortë edhe nga zv.kryeministri Braçe i cili tha se do të apelonte vendimin dhe se gjykata po mbron evazionin tatimor.



Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJE TË RËNDA/ Po putheshin, të rinjtë bien nga ura e vdesin (VIDEO)
Previous article SULMET E METËS PËR DREJTËSINË E RE/ Shefja e ONM-së: Po tronditet sistemi i korruptuar

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT