• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANTARËSIMI PËR MAQEDONINË/ Ministrja maqedonase: Javën që vjen do të marrim ftesën për…
Home
Rajon

ANTARËSIMI PËR MAQEDONINË/ Ministrja maqedonase: Javën që vjen do të marrim ftesën për…

3 July, 2018 g.autor Rajon

Maqedonia javën e ardhshme do të marrë ftesën për anëtarësim në NATO, ndërsa për disa muaj do të fillojë procesi i ratifikimit të protokolleve, deklaroi sot zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë Radmila Shekerinska, e cila informoi se sot në seancë qeveritare është miratuar Rishikimi strategjik i mbrojtjes.

Ministrja Shekerinska theksoi se vendit në një ceremoni në Bruksel në Samitin i cili është caktuar për 11 dhe 12 korrik do t’i jepet ftesa për anëtarësim dhe se më në fund Maqedonia do të bëhet pjesë e Aleancës më të fuqishme në botë.

Shekerinska tha se Maqedonia nga viti 2004 nuk ka pasur rishikim strategjik të mbrojtës dhe siç paralajmëroi Qeveria para një vit ky dokument i rëndësishëm i mbrojtjes është sjellë.

“Arritëm që në afat prej një viti ta përfundojmë këtë dokument ambicioz i cili është kyç dhe me të cilin definohet mbrojtja dhe zhvillimi i vendit, definohet agjenda në sferën e mbrojtjes”, tha Shekerinska dhe shtoi se Maqedonia do të fitojë mbrojtje në përputhje me standardet e NATO-s e cila do të japë kontributin e saj për sigurinë e shtetit, por dhe gjithë rajonit.

Rishikimi i ri strategjik i mbrojtjes është në përputhje me sfidat e reja në nivel global dhe në përpilimin e tij janë konsultuar të gjitha institucionet relevante të cilët janë kompetente në këtë sferë, mes të cilëve dhe presidenti i shtetit. Për pjesë të caktuara nga Rishikimi strategjik i mbrojtjes, siç tha Shekerinska, vendimet ishin sjellë në mënyrë konsensuale me  Kabinetin e presidentit.

Me këtë dokument, tha Shekerinska, Maqedonia do të ketë një Armatë bashkëkohore dhe fleksibile e cila do të garantojë sigurinë, që vazhdimisht do të modernizohet dhe do të forcohen aftësitë e saj operative. Është paraparë ndryshim i strukturës të ARM-së, si dhe riorganizim i Ministrisë për Mbrojtje me fokus në sigurimin e menaxhimit më të mirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DRAMATIKE/ Anglia kualifikohet me penallti, Kolumbia i thotë lamtumirë "Rusi 2018"
Previous article Njerëzit e urojnë për binjakët, por ajo është duke PËRJETUAR një... (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT