• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ANKTH DHE…”/ Preç Zogaj dhe bashkëshortja e tij fitojnë betejën me COVID-19: Virusi na mori njerëz…
Home
Sociale

“ANKTH DHE…”/ Preç Zogaj dhe bashkëshortja e tij fitojnë betejën me COVID-19: Virusi na mori njerëz…

5 November, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Analisti Preç Zogaj fiton betejën me Covid-19. Lajmi është njoftuar nga vetë ai përmes një postimi në facebook ku shkruan se pas tri javesh në “rregjimin” e  Covid 19, ai dhe bashkëshortja e tij morën përgjigjen se tamponët dolën negativë.

“Pas tri javesh në ” rregjimin” e  Covid 19, me në fund unë dhe ime shoqe morën përgjigjen  se tamponat tanë dolën negativë. Shumë njerëz të prekur kanë dhënë dëshmitë e tyre për vuajtjet fizike dhe psikologjike që shkakton ky virus i rrezikshëm.

Nuk kam ndonjë gjë të veçantë për tu shtuar, veç ti rikonformoj ato dëshmi dhe të nënvizoj ankthin e një beteje të zgjatur në kufinjtë fluidë të përkeqësimit dhe përmirësimit, kur në ditët e sulmit, pasi ka hyrë si kalë tropje në organzimin tonë,  vurisi shfaq karakteristikën që tashmë ia ia njohim të gjithë: dinakërinë.” shkruan Zogaj.

Postimi i plotë:

Pas tri javesh në ” rregjimin” e  Covid 19, me në fund unë dhe ime shoqe morën përgjigjen  se tamponat tanë dolën negativë. Shumë njerëz të prekur kanë dhënë dëshmitë e tyre për vuajtjet fizike dhe psikologjike që shkakton ky virus i rrezikshëm. Nuk kam ndonjë gjë të veçantë për tu shtuar, veç ti rikonformoj ato dëshmi dhe të nënvizoj ankthin e një beteje të zgjatur në kufinjtë fluidë të përkeqësimit dhe përmirësimit, kur në ditët e sulmit, pasi ka hyrë si kalë tropje në organzimin tonë,  vurisi shfaq karakteristikën që tashmë ia ia njohim të gjithë: dinakërinë.

Kemi një falenderim të madh për mjeket dhe infermierët që asistuan shërimin tonë. Në veçanti për mjekun, Arjan Mezini, pneumolog në  spitalin  “Shefqet Ndroqi”. Doktor Arjani është pjesë e një komuniteti mjekësh e infermierësh,  që po luftojnë  prej muajsh, si heronjë të vërtetë,   në vijën e parë të  betejës  kundër armikut më të madh të shëndetit të njerëzve në këtë kohë, që shpresojmë  të mos jetë epokë.

Për të mund të them: patëm fat që  ishim pacientët e tij.

Fëmijët tanë  morën frymë të lehtësuar sot. Por buzeqeshjet e tyre dhe tonat  janë dënuar të mos  i bëjë shoqëri këtij lehtësimi. Sepse gjatë ditëve të pengmarrjes sonë  nga  Covidi  kemi humbur dy njerëz shumë të shtrenjtë,  Gjinin dhe Gjergjin,  vëllëzërit e gruas sime, shokët e mi të mirë, dy njerëz të thjeshtë, që jetuan gjithë jetën në shenjën e Ndershmërisë ektreme, të cilën nuk e menduan asnjë ditë jashtë mode, por ua trashëguan si pasurinë më të madhe fëmijëve të tyre, Majlindës, Merit, Artës, Florit,  Tonit.Pushofshi në paqe Gjin dhe Gjergj.  Zemrat tona do të jenë gjithmonë  Memoriali juaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "REALI KA 3 SKUADRA TË VOGLA NË GRUP DHE..."/ Ish-trajneri Shuster: Ja cilin futbollist do ta merrja menjëherë
Previous article REAGIMI/ Albin Kurti: Fatkeqësisht Kosova nuk e mbron dot UÇK-në me institucionet e saj, duhen zgjedhje të reja

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT