Një vajzë është shumë e shqetësuar nga sjellja e vjehrrës së saj. Në letrën e dërguar për eksperten E.Jean, ajo rrëfen se nëna e të dashurit komplimenton vajzat që ka patur partneri i saj në të kaluarën.
Madje kur i kërkohet të heqë dorë nga kjo gjë, vjehrra i kërcënon se do punësojë detektiv për të zbuluar dicka të keqe rreth familjes së vajzës.
Letra: Nëna e të dashurit tim flet pa pushim për ish-të dashurat e tij. Ajo lutet për bukurinë dhe sharmin e tyre, i bën tag në postime në Facebook dhe i con gjithmonë zemra në përditësimet apo fotografitë e tyre. Ndërkohë të miat i injoron. Ajo sigurohet që i dashuri im dhe unë të informohemi cdo ditë rreth ish-ave të tij dhe mirëqenien e tyre. Në vend që të më komplimentojë për arritjet e mia, ajo më kërkon ndihmë që ti gjej ish-ave të tij një punë në kompaninë time.
I dashuri im është fëmijë i vetëm dhe është në mes të 20-ave. Ajo është nënë beqare, dhe ai u shpërngul tek unë kur nisëm lidhjen. Kemi rënë dakord që të kalojmë vetëm fundjavat me të, por ajo na takon cdo ditë. I dashuri im është përpjekur të jetë i rreptë. Insiston që ajo të mos flasë më për ish-të dashurat e tij para nesh, por ajo e kërcënon se do punësoj një detektiv privat për të zbuluar gjëra të këqija për familjen time.
E.Jean: E ke vetë në dorë cdo gjë. Thjesht harroje, mos e tako më këtë grua. Kur ajo të të premtojë se do respektojë familjen tënde dhe do heqë dorë nga ish-të dashurat e tij, ti dhe partneri yt mund ta ftoni për darkë. Ajo është një grua që lufton për të ndërhyrë në jetë e djalit të saj. Jini të kujdesshëm.