• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ANKIMOHET VENDIMI/ Kolegjit i Apelimit pranon kërkesën dhe nis punën: ADRIATIK LLALLA do ti nënshtrohet Vettingut!
Home
Aktualitet
Drejtësi

ANKIMOHET VENDIMI/ Kolegjit i Apelimit pranon kërkesën dhe nis punën: ADRIATIK LLALLA do ti nënshtrohet Vettingut!

3 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Kolegji i Posaçëm Apelimit ka marrë për të shqyrtuar çështjen e dorëzuar nga Komisioneri Publik, ku kërkohet që ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vettingut.

Ky proces ndaj Adriatik Llallës u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë.

Verdikti u mor në atë kohë nga trupi gjykues i KPK me kryesues Roland Ilia dhe anëtarët Pamela Qirko dhe Olsi Komçi. Por, ky është rezultat i njëjtë sikurse edhe ai i një trupe tjetër gjyqësore të KPK, e cila po për shkak të dorëheqjes si gjyqtar kushtetues i ndërpreu vettingun edhe Besnik Imerajt.

Shtegu për dorëheqje në çdo kohë, që do të thotë shpëtim nga vettingu u hap pikërisht nga Gjykata Kushtetuese gjatë interpretimit të ligjit të rivlerësimit.

Menjëherë pasi vendosi të marrë në shqyrtim ankimimin e Komisoinerit Publik, ku kërkohet që Llalla t’i nënshtrohet Vettingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit hodhi shortin për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Dosjet e të dorëhequrve dhe të të papërshtatshmëve arkivohen, por nëse kërkohen nga prokuroria, atëherë ata i nënshtrohen edhe kontrollit penal.

Largimi i Llallës nga drejtësia solli menjëherë reagimin e ambasadorit amerikan, i cili në një postim në Twitter kujtonte se askush nuk mund t’i shpëtonte drejtësisë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Futbollistin që po shkruan historinë, nga burgu në “Premier League” me Watfordin
Previous article Briken Calja: Medaljet e mia janë të pastra

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT