• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANIJE NË NDIHMË TË REFUGJATËVE/ Shumë se 500 persona shpëtohen në Mesdhe
Home
Jetë

ANIJE NË NDIHMË TË REFUGJATËVE/ Shumë se 500 persona shpëtohen në Mesdhe

12 December, 2022 s.autor Jetë

Anijet e shpëtimit “Humanity 1” dhe “Geo Barents” janë nisur drejt porteve italiane. Ato shpresojnë se do të mund të ndihmojnë refugjatët.

Anija gjermane “Humanity 1” u ankorua në portin italian të Barit me 261 persona të shpëtuar në bord. Autoritetet italiane kanë kërkuar të premten në mbrëmje që anija e organizatës SOS Humanity, e cila ndodhej rreth 300 milje detare nga Bari, të shkojë në këtë port. Udhëtimi atje në mot jashtëzakonisht të keq dhe dallgë të larta zgjati 40 orë, sqaroi SOS Humanity. Shumë njerëz në bord u lagën dhe u sëmurën në det.

Sipas ekuipazhit, në bordin e “Humanity 1” ndodheshin edhe 93 të mitur, shumica prej tyre të pashoqëruar nga të afërm të rritur. Shumë njerëz treguan shenja torture. Disa thanë se ishin abuzuar seksualisht. Organizata përmendi vende si Siria, Egjipti, Kameruni dhe Bregu i Fildishtë si vende të origjinës.

Këtë herë duhet të shkojnë gjërat më shpejt

Gjithashtu të premten, autoritetet italiane i caktuan “Geo Barents” portin e Salernos, në jug të Napolit si vend ku duhet të shkojë. Anija e shpëtimit me flamur norvegjez e organizatës së ndihmës “Mjekët pa Kufij” kishte 248 persona në bord. Gratë, fëmijët dhe burrat ishin kapur nga gomone dhe varka druri në brigjet e Libisë.

“Geo Barents” dhe “Humanity 1” kanë shpëtuar refugjatët dhe emigrantët në disa misione që nga fundjava e kaluar. Në nëntor, anijet private të shpëtimit duhej të prisnin një kohë të gjatë për të gjetur një port për shkak të një mosmarrëveshjeje me qeverinë e re të krahut të djathtë në Romë. Dhe më pas jo të gjithë të shpëtuarit u lejuan të zbrisnin. Por këtë herë duhet të veprohet më shpejt.

Roma mbetet në qëndrime të ngurta

Megjithatë, Ministria e Brendshme në Romë thekson se qëndrimi bazë i qeverisë nuk ka ndryshuar. Ekuipazhet përdorën parashikimin e motit si një “pretekst” për të raportuar emergjencat në bord. Për shkak se portet dhe objektet për pritjen e refugjatëve në Sicili janë të mbipopulluara, anijet janë caktuar të shkojnë në qytete të tjera. Përveç kësaj, Roma vazhdimisht akuzon organizatat për inkurajimin e kalimeve të rrezikshme nëpër Mesdhe. Prandaj, ato fajësohen për emigracionin e paligjshëm.

Nuk ka më shpëtim detar të organizuar nga shteti në Mesdhe. Vetëm anijet e organizatave private të ndihmës janë ende në kërkim të refugjatëve dhe emigrantëve në nevojë./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA, 53 MILIONË DOLLARË PËR UKRAINËN/ Ambasada amerikane në Tiranë: Antony Blinken i quajti “barbare” sulmet ndaj...
Previous article PO GRABISNIN NJË BANESË NË SPANJË/ Arrestohet 33-vjeçari shqiptar, arratiset bashkëpunëtori

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

LËNË PAS HATËRMBETJET/ Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij Jetë

LËNË PAS HATËRMBETJET/ Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij

MISTER NË DUBAI/ Influencuesja 27-vjeçare braziliane humb jetën pasi ra nga kati i 27-të Jetë

MISTER NË DUBAI/ Influencuesja 27-vjeçare braziliane humb jetën pasi ra nga kati i 27-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT