Zgjedhja e anëtarëv e të rinj të Këshillit të Partisë Demokratike, duket se po e lë vetëm Bashën Berishën dhe Nishanin se vetëm këta kanë ngelur nga “anija e vjetër e cila po mbytet sepse ka shumë ujë brenda”.
Anëtarë e partis e “popullore” Demokratike duket se e kanë lënë të vetëm kryetarin e tyre.
Kanë nisur nga Fabian Topallaj anëtar i PD në bashkin e Tiranës, Edith Harxhi kritikë të Bashës e deri te ish deputetë të PD si Valbona Mezini, ish-deputetja Mimoza Hajdarmataj.
PD duket se po e humbet fare jo vetëm besimin të populli por edhe te anëtarët e saj. Shumë nga GARDIANËT e vjetër të PD e kanë vënë gishtin tek një person Lulzim Basha duke e quajtur një dështim i PD.
Alpenews.al ju sjell largimet e anëtarëve:
1. Ish –zëdhënësja e Berishës Erla Mëhilli zgjodhi të largohet nga anëtare:
Te nderuar miq,
Per arsyet e mia personale kisha vendosur te mos kandidoja me per ne KK te PD, pas dy mandateve radhazi e zgjedhur ne kete forum. Per kete vendim timin njoftova dje me shume korrektese edhe strukturat drejtuese te Partise Demokratike.
Por sot e pashe emrin tim ne liste dhe ndjehem e detyruar qe te sqaroj miqte e mi dhe sigurisht edhe delegatet qe une nuk do te jem pjese e kesaj gare.
Duke i falenderuar te gjithe per mirekuptimin, i uroj suksese kandidateve te tjere!
3. Edvin Kulluri zgjodhi të largohet nga PD-ja
Te dashur miq dhe delegate te Kuvendit te PDSH-se! Duke u nisur nga situata e rende ne te cilen ndodhet Partia Demokratike per shkak te leaderiship-it te saj qe vepron ne kundershtim te hapur me cdo parim demokratik, deklaroj terheqjen nga gara “farse” per Anetar i Keshillit Kombetar!
Duke falenderuar per vleresimin e qindra delegateve qe me kane shkruar qe nga mbremja e djeshme duke me dhene mbeshtetjen, do vazhdoj te angazhohem ne opozite me kete qeveri te korruptuar, kriminale dhe anti-demokratike!
Do mbeshtes me cdo menyre protesten e studenteve dhe qytetareve, deri ne largimin e kesaj qeverie dhe “mashave” te saj ne opozite! Te qenit anetar i PD-se eshte nder, por nuk mund ti lejoje vetes te behem pjese e opozites se emeruar nga Edi Rama!
3. Fabian Topallaj Largohet nga PD
Je qe je, me mire ndrysho dhe emrin e partise, sepse kjo smund te quhet me Partia Demokratike e Shqiperise.
Lulzim Basha me ka propozuar per te qene perseri anetar i Keshillit Kombetare te Partise Demokratike. Zakonisht ne keto raste thuhet faleminderit, si kur e pranon kandidimin si kur nuk deshiron te vazhdosh garen. Por ne kete rast eshte ndryshe dhe personalisht e kam krejt te pamundur ta falenderoj Lulin. Kjo sepse Lulzim Basha pasi ka rrembyer pa gare dhe me manipulimeflagrante kreun e partise, ka zeruar kontributet e te gjithe anetareve ne vite te PD, te cilet kane qene dhe aksioneret kryesor te saj, duke e kthyer partine qe i dha jete pluralizmit ne vend ne nje formacion personal qe sot ka kryetar por fatkeqsisht nuk ka me anetare dhe kontributore qe i japin jete formacioneve politike. Kjo do te qe njesoj sikur nje prej aksionereve te nje kompanie private te vidhte me letra fallco aksionet e te gjthe bashkepronareve te tjere dhe pastaj ti propozonte atyre pozicionin e rojes se ndermarrjes per te ruajtur kompanine e tij te grabitur.
Per te gjithe ata qe me kerkojne llogari per funksionet qe une mbaj si propozim i Lulzim Bashes, do te komunikoj ne ditet ne vijim vendimin tim per lenien e ketyre funksioneve dhe arsyet se perse keto funksione nuk mund te ushtrohen si perfaqesues i nje opozite qe masivisht ka humbur besimin publik dhe perceptohet fasade e maxhorances se Rames qe po shkaterron vendin.
4 Genti Minarolli anëtar largohet nga PD-ja
Miq, vetem sot mora vesh qe edhe une jam ne liste per KK te PD.
Une kam qene anetar i KK te kater viteve qe shkuan, i cili nuk u mblodh kurre pervecse ne ditet e fundit te ekzistences se vete.
Opoziten time kundra kesaj qeverie e bej ne baze, nuk kam pse behem pjese e nje institucioni qe nuk rrespektohet (nuk mblidhet, vendimet merren po njesoj ne shkelje te statutit etj).
Te behesh pjese e nje gare farse eshte te tallesh me veten dhe demokratet.
Une nuk behem pjese e kesaj!
Ju falenderoj per mirekuptimin dhe mbeshtetjen.
5. Mimoza Hajdarmataj ish-deputete e PD
Të dashur miq,
Kolegë të mi, dhjetoristë të viteve ’90, bashkëthemelues të PD, anëtarë të Këshillit Kombëtar të deri tanishëm!
Të nderuar anëtarë të strukturave të PD!
Siç shumë prej jush jeni në dijeni, prej pothuajse një viti po drejtoj Qendrën ” Gratë në Shërbim Publik”, me mision kryesor fuqizimin e grave dhe vajzave për t’u bërë pjesë e shërbimit publik në të gjitha hallkat e tij.
Për shkak të këtij angazhimi të ri në shoqërinë civile, një mision sa i rëndësishëm aq edhe i dobishëm, i kam paraqitur kërkesën, Z.Lulzim Basha për të mos kandiduar më për forumin më të lartë të PD-së, siç është Këshilli Kombëtar.
Kam ndërmarrë këtë hap, në respekt të normave dhe parimeve që duhet të funksionojë ky sektor, i cili për mua do të thotë një përkushtim dhe vullnet me kohë të plotë dhe dëshirë shumë të madhe.
Të drejtat dhe promovimi i grave është një kauzë për të gjithë shoqërinë dhe mbi të gjitha për cdo qeveri apo subjekt politik.
Duke i uruar shumë suksese anëtarëve të zgjedhur e të rizgjedhur, Kryetarit Basha dhe cdo strukture, rikonfirmoj se mbështetja ime për PD është e pakushtëzuar.
PD nuk është thjesht Opozita, por vatra ku u rindez shpirti për Liri dhe Demokraci i shqiptarëve.
P.S. me moton ” gratë e fuqishme, fuqizojnë gratë e tjera” vota ime sot do shkojë më së shumti për gratë dhe vajzat në listë
Përgatiti: AlpeNews.al