• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANIJA E LSI DREJT “MBYTJES”/ Krijimi nga Meta dhe dobësimi si pasojë e vendimeve të Kryemadhit
Home
Ekskluzive

ANIJA E LSI DREJT “MBYTJES”/ Krijimi nga Meta dhe dobësimi si pasojë e vendimeve të Kryemadhit

14 March, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Djegia e mandateve nga LSI-ja dhe PD-ja duket se e ka futur në një krizë politike vendin tone. Duke bërë protesta dhe duke krijuar trazira. Ka nisur plotësimi I vendeve vakante dhe duket se lista e Lsi-së e cila ka pasur 19 mandate po plotësohet ku disa prej tyre janë betuar në parlament.

Po si është historiku I kësaj partia e cila ishte e vogël u bë e madhe dhe po zvogëlohet sërish, nuk dihet se kush e ka fajin kryetari që e la apo kryetarja që e mori.

Lëvizja Socialiste për Integrim, një parti e cila u krijua në vitin 2004, pas një përplasje të Ilir Metës, me ish-kryeministrin e atëhershëm Fatos Nano.

Me 100 mijë votat e marra në zgjedhjet e 2005-s, LSI-ja e Ilir Metës u fut si “përçarëse” e së majtës dhe përgjegjëse për rikthimin e Sali Berishës në pushtet.

Me gati 25 mijë vota më pak se 2005-a, ky objektiv në dukje i paarritshëm, në fakt rezultoi i artë. 4 deputetë mjaftuan për të mbajtur Sali Berishën në pushtet.

Katër mandatet rezultuan vendimtare për të përcaktuar rritjen e pandalshme të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një rritje që u konfirmua në zgjedhjet lokale të 2011-s, pak muaj pas dorëheqjes së Metës nga Qeveria e kryeministrit Berisha.

Rritja e LSI-s ishte një ndihmesë e madhe për PD dhe për vetë Lulzim Bashën I cili me votat e saj u bë kryetari I bashkisë së Tiranës njeriu I cili drejton sot Partinë Demokratike.

Me 1 prill të vitit 2013 Meta bëri marrëveshje me Edi Ramën dhe solli “Rilindjen” në pushtet, I cili me votat e Partisë socialiste u bë President I Shqipërisë.

Me zgjedhjen e Metës President në krye të Lsi-s u vendos Petrit Vasili edhe pse ai ishte kryetar I saj fushatën e 2017 e drejtoi vetë Ilir Meta e dhe pse ishte zgjedhur president.

Por edhe ëndrra  e Vasilit për të qenë kryetar I LSI-s mbaroi shpejt pasi vetëm pas një muaji pas zgjedhjeve të 2017-s në krye të Lsi-s u vendos Monika Kryemadhi bashkeshortja e Ilir Metës e cila nuk pranoi të bëhej” Zonje e Parë” por mori në dorë partinë e trashëguar nga burri I saj.

Tashmë pas dy vitesh, Lsi-ja po dobësohet dhe qëndresa në opozitë e ka dëmtuar pasi shumë militant të saj e braktisën LSI-n.

I pari ishte deputeti Robert Bitri në parlament, dhe i dyti ishte Lefter Koka, i cili doli kundër vendimit të Monika Kryemadhit për të djegur mandatet e deputetëve.

Pas djegies së mandateve të 17 deputetëve nga Lsi-ja, të tjerë kandidatë në listat pasuese po rrëmbejnë mandatet me shpejtësi.

Vetem vetëm 7 prej tyre kanë pranuar mandatin dhe janë betuar në parlament ndërsa 2 të tjerë kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit  për të marrë mandatin. Në mesin e tyre është ish-këshilltari I  Ilir Metës, Ralf  Gjoni. Anija e LSI-së e cila nisi të futet në oqean duket se po mbytet, pasi qëndrimi në opozitë duket se e dëmtoi partinë e vogël e cila u bë e madhe dhe po zvogëlohet sërish.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLLOKIMI I "FACEBOOK" DHE "INSTAGRAM"/ New York Times ZBULON arsyen: Një hetim kriminal....
Previous article PARATË ME FAJDE NË SHKODËR/ Nga mijëra euro dhe dollarë, ja çfarë u sekuestrua 12 të arrestuarëve

F.autor

Postime të ngjashme

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria Breaking News

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT