• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANGLIA JASHTË BE-së/ Kryebashkiaku i Londrës: Referendum të dytë për “Brexit”-in
Home
Nderkombetare

ANGLIA JASHTË BE-së/ Kryebashkiaku i Londrës: Referendum të dytë për “Brexit”-in

16 September, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Një referendum të ri për “Brexit”-in! Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan ka kërkuar një votim të ri, duke kritikuar mënyrën sesi qeveria po adreson negociatat me BE-në.

Politikani laburist tha se, me Britaninë e Madhe që brenda 6 muajsh duhet të largohet nga BE-ja, rreziku që kanoset tani është ai i një marrëveshjeje të keqe apo të asnjë marrëveshjej

“Debati aktual është përqëndruar më shumë tek ambiciet politike të Boris Johnsonit, sesa tek ajo që është e mirë për Britaninë e Madhe”, tha Khan.

Kryeministrja Theresa May ka thënë se një votim i dytë do të ishte tradhti për demokracinë. Ndërkohë, Khan, ish-deputet i zonës Tooting, tha se, edhe pse kishte bërë fushatë për qëndrim në BE, ai e ka pranuar vullnetin e britanikëve për të dalë nga unioni.

Ai shtoi se nuk e kishte menduar që do të mbështeste thirrjet për një referendum të dytë, por se është shqetësuar gjithnjë e më shumë për ecurinë kaotike të negociatave, që duket se janë zhytur në konfuzion dhe bllokim.

Me kohën për negociata që po mbaron, Khan thotë se Britania e Madhe ka mbetur përpara dy mundësive shumë të rrezikshme.

“Të dy këta skenarë janë shumë larg asaj që u premtua gjatë fushatës për referendumin dhe vetëm sa ekspozojnë gënjeshtrat dhe të pavërtetat që i janë shitur publikut”, thotë ai. “Unë nuk besoj se Theresa May ka mandatin për të vënë të tilla baste me ekonominë britanike dhe jetët e njerëzve”.

Më herët, Khan kishte thënë se ai besonte që publiku britanik duhej të konsultohej nëse Parlamenti do të votonte kundër marrëveshjes përfundimtare të qeverisë për “Brexit”-in. Por, të dielën ai tha se kishte arritur në përfundimin se populli duhej të thoshte fjalën e fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Barazohet rezultati në ndeshjen Roma – Chievo (VIDEO)
Previous article Rrëfehet MESSI: Më mungojnë XAVI e INIESTA, ja çfarë do bëj edhe pa ta...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime Botë

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes Botë

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë Botë

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT