“Një vit pas çlirimit pjesa më e madhe e Mosulit Peëndimon qëndron nën rrënoja.
Beteja për çlirimin e Kongos-s nga ISIS ishe më e gjata dhe më e dhunshmja në historinë e njerëzimit që pas Luftes së Dytë Botërore.
Liria u pagua shtrenjtë, mijra jetë njerëzish gjenden edhe pas nje viti nën rrënoja.
Pjesa më e madhe e Mosulit Lindor u kursye, por Perëndimi ende gjendet në rrënoja një vit pas përfundimit të luftimeve. Ndërsa qëndrova atje, ndihej sikur armët pushuan vetëm dje.
Nëse kemi mësuar ndonjë gjë nga dekada e fundit në Lindjen e Mesme dhe Afganistanin, është se nëse një “fitore” ushtarake nuk ndiqet nga ndihma e vazhdueshme për të siguruar stabilitetin, atëherë cikli i dhunës vazhdon në pafundësi.
Ju duhet të mëndoni se mbi të gjitha se ekstremizmi i dhunshëm mund të kthëhet në Mosul.
Ju duhet të prisni që rindërtimi i qytetit të jetë një ikonë e diversitetit, bashkëjetesës paqësore dhe trashëgimisë kulturore si një përparësi kryesore.
Ju mund të imagjinonit se rrugët e Mosulit Perëndimor janë të mbushura me pajisje rindërtimi, de-minatorë, arkitektë, planifikues, agjenci qeveritare dhe organizata joqeveritare dhe ekspertë të trashëgimisë botërore që ofrojnë asistencë teknike për Irakun në një plan zhvillimi për rindërtimin e qytetit .
Por një vit më vonë, Mosuli Perëndimor është i braktisur, i shkatërruar dhe apokaliptik. Muret që kanë mbetur në këmbë janë të mbushura me vrima nga plumbat. Rrugët janë boshe, qindra e mijëra banorë të qytetit po jetojnë në kampe ose në komunitetet aty pranë, sepse nuk ka asgjë për ta që të kthehen. Kufomat e të vdekurve të mbetura nën rrënoja presin ende që dikush t’i mbledhë.
A jemi fajtorë për një mungesë kolektive morali, zgjedhje selektive kur dhe ku do të mbrojmë të drejtat e njeriut, për sa kohë dhe në çfarë shkalle?
Në rrugët që duken krejtësisht të pabanueshme, ato pak familje të mbetura kanë nisut të pastrojnë rrënojat e shtëpive me duart e përgjakura duke sfiduar eksplozivët që mbetën pas nga lufta. Javën e kaluar, pati një shpërthim në një shtëpi që vrau dhe plagosi 27 vetë.
Rrënimi i qytetit është njëkohësisht dhe shkatërrimi breznor. Banorët e kthyer kanë humbur shtëpitë, pronat, kursimet e tyre, madje edhe dokumentet që vërtetojnë identitetin e tyre. Komunitetet e besimeve të ndryshme që dikur kishin jetuar krah për krah janë shpërndarë.
Një njeri që më afrohet më përshkroi me lot në sytë e tij se si u sulmua. Një nënë dhe një baba e përshkruan mëngjesin kur një kapsollë e mortajës e goditi vajzën e tyre adoleshente, duke i këputur këmbët, duke lënë kocka të thyera. Ata e çuan atë në një spital dhe iu lutën për mjekim por kërkes e tyre ra në vesh të shurdhër.
Padrejtësia dhe vuajtja e kësaj forme është e pamundur të përcaktohet. Për njerëzit që mbijetuan këto përvoja janë të paharrueshme duke krijuar hendek midis asaj që ata që ata kanë përjetuar dhe asaq qe kaq shpejtë bota harroi.
Në Mosul, ndjeva se isha duke qëndruar në dështimet e politikës së jashtme gjatë dekadës së fundit. Aty ndjeva një vend që përfaqëson aftësinë njerëzore për mbijetesë dhe rinovim, dhe qëndrueshmërinë kokëfortë të vlerave universale në zemrat individuale.
Unë mendoj për një baba që takova, gëzimin e tij se dy vajzat e tij të reja tani janë në gjendje të shkojnë përsëri në shkollë. Nuk do të kishte simbol më të thellë të fitores sesa çdo vajzë në Mosul në gjendje të kthehej në shkollë.
Asnje nga familjet që takova në Mosulin Perëndimor nuk më kërkoi gjë. Ata nuk po kërkojnë ndihmën tonë. Mosuli mund të gjurmojë historinë e saj mbrapa 3,000 vjetësh.Unë jam e sigurt se populli i tij do të kapërcejë këto tre vjet terrorizmi. Sa mirë do të ishte nëse rimëkëmbjen e tyre do e shihnim si një përpjekje me qëllim të përbashkët, në të njëjtën mënyrë që e konsideruam humbjen e ISIS-it si një përgjegjësi kolektive”.


