• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Angela Merkel nuk mendon të dorëhiqet. Si do të venë punët në Gjermani?
Home
Nderkombetare

Angela Merkel nuk mendon të dorëhiqet. Si do të venë punët në Gjermani?

21 November, 2017 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Si do të venë punët në Gjermani? Kjo është çështja kryesore që debatohet aktualisht në këtë vend. Kancelarja Merkel deklaroi ndërkohë se është gati për rikandidim në rastin e zgjedhjeve të reja.

Merkel nuk u shpreh fillimisht pas dështimit të bisedimeve paraprake për mundësinë e koalicionit mes konservatorëve, liberalëve e Të Gjelbërve të hënën (20.10). Por në mbrëmjen e së hënës ajo e bëri të qartë në dy intervista televizive, se nuk shikonte gabime në bisedimet mes CDU/CSU-së, FDP-së e Të Gjelbërve. “Kam bërë atë që mundesha, e si e thashë kishim ecur vërtet përpara”.

Kështu duket e logjikshme, që Merkel nuk mendon të dorëhiqet. “Jo, kjo nuk qëndron për momentin. Mendoj se Gjermania ka nevojë për stabilitet.” Ajo u shpreh për ARD, se nëse Gjermania do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, atëherë ajo është e gatshme të drejtojë partinë e saj në një fushatë zgjedhore. Ajo është “një grua që ka përgjegjësi dhe është edhe më tej e gatshme ta marrë përsipër këtë përgjegjësi”, tha Merkel.

Mbështetje nga CDU/CSU
Merkel e njohur për aftësinë e kompromisit, nuk ia doli kësaj here, as aftësia e saj e negociimit dhe as vullneti i saj për të qeverisur edhe katër vjet të tjera – FDP shpalli dështimin e bisedimeve, sepse nuk shikonte më një bazë për bisedime mes CDU, CSU e Të Gjelbërve.

Por largimi i FDP-së nga bisedimet bëri që ndërmjetësuesit konservatorë si CDU, CSU të forconin radhët krah Merkelit, duke i dalë kundër zërave për një fund të epokës Merkel. Megjithëse nuk ka kritika nga radhët e partisë së saj, situata për Merkelin është shumë më e vështirë. Kjo është një situatë e re për vetë kancelaren, sepse në legjislaturat e mëparshme Merkel ia ka dalë pa shumë vështirësi të krijonte një qeveri të stabilizuar, dy herë me socialdemokratët dhe një herë më liberalët.

Tetë javë pas zgjedhjeve parlamentare, Gjermania ende nuk ka një qeveri të re. Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier nuk është entuziast për zgjedhje të reja. “Pres nga të gjithë gatishmëri për bisedime me qëllim që të krijojmë një qeveri në një kohë të afërt”, tha Steinmeier pas takimit me kancelaren Merkel./dw/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Assad 'i falet' Putin-it: Faleminderit që shpëtove vendin tonë
Previous article "Dance With Me"/ Konkurrentja gjakoset gjatë provave, ja çfarë i ndodh

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT