Gani Dizdari është anëtari i fundit i Gjykatës Kushtetuese që u përball me vetingun (një proces që ka rezultuar deri më tani fatal për katër kolegë të tij dhe është kapërcyer nga vetëm dy të tjerë) .
VENDIMI I KPK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përfaqësohet në këtë çështje nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Olsi Komiçi.
Sipas relatorit Ilia, ILDKPKI e ka nxjerre te paster nga ana e pasurise, qe do te thote se gjyqtari nuk ka probleme me justifikimin e saj.
Ne vleresimin e pasurise eshte konstatuar, apartament 95 metra katrore, 24 mije leke te blere ne vitin 1994. Apartament banimi te Gjiri i Lalsit 63 metra katrore plus ballkon ne total 86 metra katrore, blere per 3.3 mln leke. Toke are ne Bathore 1000 metra katrore blere 344 mije leke.
Apartament banimi i bashkeshortees 68 metra katrore blere ne vitin 1998, por sipas KPK nuk ka pasur burime per ta blere kete apartament.
Depozite bankare 1.8 mln leke dhe depozite 8 mije dollare. Nderkohe i rezulton nje llogari 1.1 mln leke ne nje banke tjeter. Ka deklaruar borxhe nga persona qe nuk kishin burime financiare per te dhene te tilla.
Probleme jane vene re edhe me pasurine e se bijes. Apartament banimi 73 mije euro, burimi 23 mije euro nga ish bashkeshorti.
Sipas relatorit Ilia, gjyqtari Gani Dizdari ka kontakte te papershtatshme me shtetasin A.L. te denuar per ushtrim te ndikimit te paligjshem ndaj personave me funksion publik. Gjyqtari Dizdari ka kaluar jashte shtetit me mjetin e shtetasit A.L, sipas sistemit TIMS. Edhe gjyqtari vete e ka pranuar lidhjen shoqerore me kete shtetas.
SEANCA
Seanca dëgjimore me Dizdarin ka nisur ne mesdite dhe ka përfunduar në orën 13:30, por gjyqtari nuk eshte i pranishem ne senace, por ka vendosur te perfaqesohet me avokatin e tij, Sokol Hazizaj, i cili ka dorezuar prokuren per perfaqesimin.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përfaqësohet në këtë çështje nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Olsi Komiçi.
Dizdari është diplomuar për Drejtësi në vitin 1972 dhe përgjatë katër dekadash ka ushtruar detyrën në të gjitha rolet e sistemit të drejtësisë, si prokuror, avokat dhe gjyqtar. Gjatë regjimit komunist, Dizdari ka punuar si prokuror në Tropojë dhe prokuror i Departamentit Gjyqësor në Prokurorinë e Përgjithshme. Në vitin 1998, ai ka qenë prokuror pranë Gjykatës së Kasacionit, ndërsa në vitet 1995-1999 ka ushtruar detyrën e zv.Prokurorit të Përgjithshëm.
Në vitet 1999-2006, Dizdari ka punuar si avokat dhe në vitin 2006 është rikthyer në sistemin e drejtësisë si anëtar i Gjykatës së Lartë. Prej prillit 2013, Dizdari kryen detyrën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.


