• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Anëtarët në KLP e KLGJ/ Procesi drejt DËSHTIMIT: Duhen 94 VOTA për t’i miratuar
Home
Aktualitet
Drejtësi

Anëtarët në KLP e KLGJ/ Procesi drejt DËSHTIMIT: Duhen 94 VOTA për t’i miratuar

24 January, 2018 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Procesi i votimit ditën e enjte për anëtarët, që vijnë nga radhët e avokatëve, profesorëve dhe shoqërisë civile për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, pritet të dështojë.

Burime pranë Partisë Demokratike bënë të ditur se deputetët e saj do të largohen nga procesi i votimit, kur të hidhen për votim listat e 5 kandidatëve për KLP dhe 5 kandidatëve për KLGJ.

Duke qenë se procesi i votimit kërkon një shumicë Kushtetuese, pra listat mund të miratohen vetëm me 94 vota, atëherë procesi pritet të rihapet sërish. Pra, do të behët një listë e re, e cila do të zgjidhet me short në rast se do të mungojë konsensusi mes 30 kandidatëve, që janë kualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj, në bashkëpunim me ONM.

PROCEDURA

Sipas librit themeltar të shtetit, nëse lista nuk miratohet në Kuvend, ajo rikthehet sërish në Parlament në nënkomisionin ad hoc, i përbërë nga pesë anëtarë për t’u riformuluar. Por, nëse nuk gjendet dakordësia mes palëve dhe asnjë nga kandidatët, që është në garë nuk merr minimalisht 4 vota në nënkomision, atëherë procesi kalon në short me gogla. Nënkomisioni do të riorganizojë edhe njëherë shortin me gogla, në të cilin do të marrin pjesë të gjithë kandidatët, që janë vlerësuar si në përputhje me kriteret ligjore.

Nga ky proces do të dalin 10 kandidatë, 5 për KLP dhe 5 për KLGJ. Por në rast dështimi edhe në fazën e dytë, atëherë në fazën e tretë procesi edhe po nuk mori 94 vota në Parlament, lista quhet e miratuar sipas renditjes që i ka bërë nënkomisioni i Parlamentit.

“Nënkomisioni përzgjedh kandidatët me mbështetjen e të paktën 4 anëtarëve. Nëse nuk arrihet shumica e kërkuar, kandidatët përzgjidhen me short. Emrat e kandidatëve të përzgjedhur nga nënkomisioni, përmblidhen në një listë dhe i dërgohen kryetarit të Kuvendit. Brenda 10 ditëve, Kuvendi miraton listën e kandidatëve me 2/3 e të gjithë anëtarëve. Nëse lista rrëzohet, procedura përsëritet në nënkomision, sipas pikës 7 të këtij neni, por jo më shumë se dy herë. Në rast se, pas zhvillimit për herë të tretë të procedurës, Kuvendi nuk miraton listën e paraqitur, kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur. Procedura e detajuar rregullohet me ligj”,- thuhet në nenin 147 të Kushtetutës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRUPI IDEAL I FEMRËS/ Ekspozita në Muzeun e Modës. Ja si dukeshin linjat trupore të grave më përpara (FOTO)
Previous article VIDEO/ Sampdoria 'befason' Romën, Quagliarella shënon nga penalltia

F.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT