I famshëm për vonesat e tij në bisedime zyrtare, presidenti rus Vladimir Putin e bëri një gjë të tillë sërish të Hënën, në takimin me presidentin amerikan Donald Trump.
Putin ka kërkuar prej kohësh të takohet me Trump, por lideri rus ishte 35 minuta me vonesë në takimin që ndiqej me vëmendje nga e gjithë bota në kryqytetin finlandez.
Vonesa është traditë e gjatë që kur Putin u zgjodh në zgjedhjet e para në 2000-shin, shkruan Associated Press
Viktimat e famshme të mungesës së korrektesës nga ana e Putin, përfshijnë Mbretëreshën Elisabeta e II-të dhe papën Francis, mes emrave të tjerë të shquar.
Në 2014n, ai ishte me vonesë me orë të tëra për një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, pasi ndalesa në Serbi zgjati më shumë se zakonisht, duke përfshirë edhe një paradë ushtarake të zgjatur.
Disa vëzhgues të Kremlinit e panë mungesën e përpikmërisë së Putinit si një taktikë të qëllimshme të tij, por të tjerë theksuan se duket të jetë më shumë një tipar personal sesa një strategji e llogaritur mirë.
Putin gjithashtu është gjithnjë me vonesë në eventet zyrtare në Moskë, shpesh sepse ai i zgjat takimet pararendëse më gjatë se ç’pritet.
Ai shpesh mban takime natën vonë dhe e nis ditën relativisht vonë.