• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANËTARËSIMI/ Kosova në INTERPOL, Serbia bën përpjekjet e fundit kundër
Home
Rajon

ANËTARËSIMI/ Kosova në INTERPOL, Serbia bën përpjekjet e fundit kundër

3 November, 2018 Isa.Autor Rajon

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri te Asambleja e Përgjithshme të INTERPOL-it, që do të mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, në Serbi vjen duke u shtuar frika nga anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm të rëndësishëm ndërkombëtar policor.

Gazeta serbe “Novosti” shkruan se çështja e Kosovës ka ndarë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të INTERPOL-it, të cilët për herë të parë nuk po mund të arrijnë konsensus për një temë, respektivisht nëse kërkesa e Kosovës për anëtarësim të përfshihet në rendin e ditës të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate (punimet e Asamblesë së Përgjithshme të INTRPOLIT është planifikuar të fillojnë më 18 nëntor në Dubai).

Serbët thonë se procedura e votimit në Asamble është në favor të Kosovës, sepse për anëtarësim në INTERPOL do t’i duhen 2/3 e votave, por që nuk numërohen votat e atyre që abstenojnë. Prandaj, Beogradi në dy javët e ardhshme do të shtojë aktivitetin diplomatik, për të penguar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Shefi i INTERPOLI-it serb Milan Dimitrijevic, ka thënë se përpjekja e re që në Asamblenë e INTERPOL-it të vendoset për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë do të përbënte një precedent dhe shkelje juridike.

“Kreu i INTERPOL-it është njoftuar me argumentet e Serbisë për vite me radhë. Anëtarësimi i Kosovës do të ishte një shkelje e Rezolutës 1244 dhe do të shkeleshin rregullat e INTERPOL-it, të cilat në mënyrë të qartë përcaktojnë se si dhe në çfarë kushtesh mund të bëhet një vend anëtar i kësaj organizate”, tha ai.

Dimitrijevic tha e sheh si rrethanë të rrezikshme për qytetarët e serbë, mundësinë që Kosova si një anëtar eventual i INTERPOL-it, do të mund të iniciojë fletarreste për shumë serbë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BURGOSËN/ Verrati pas arrestimit nga POLICIA: Jam penduar, doja të jepja…
Previous article SHIFART I JAPIN TË DREJTË/ Gabi: Nuk ka kuptim nëse Griezmann nuk e fiton Topin e Artë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë Rajon

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT