• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Anëtarësimi i Shqipërisë në BE/ Rama vizitë zyrtare në Itali, zbardhet axhenda
Home
Aktualitet

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE/ Rama vizitë zyrtare në Itali, zbardhet axhenda

11 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Itali. Ai do të pritet në Romë nga kryeministri italian Paolo Gentiloni.

Zyra e shtypit e kryeministrisë italiane informon se takimi mes Kryeministrit italian Paolo Gentiloni e kryeministrit shqiptar Edi Rama do të zhvillohet të mërkurën më datë 11 tetor në ora 13.30 në një rezidencë historike romane, Vila Doria Pamphili, seli zyrtare e përfaqësisë së qeverisë italiane.

Pas takimit dy kryeministrat do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët shtypi

Vizita e kreu të qeverisë shqiptare në Romë shënon takimin e parë me kryeministrin italian Paolo Gentiloni, në mandatin e tij të ri si kryeministër.

Vizitën e parë zyrtare në Romë si kreu i qeverisë shqiptare, kryeministri Rama e ka zhvilluar 4 vite më parë më dhjetor të 2013 në takimin me ish kryeministrin italian Enrico Letta.

Italia mbetet një nga mbështetësit kryesor të rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian e ky takim zhvillohet në pritjes së hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Partneriteti strategjik mes dy vendeve, marrëdhëniet ekonomike e projektet e përbashkëta, kërkesa e shtimit të numrit të investitorëve italianë në Shqipëri, lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar e trafiqeve ilegale, çështja e sigurisë kundër rrezikut të terrorizmit ndërkombëtar, situata në Ballkan e problematika të aktualitetit europian e botëror, pritet të jenë disa nga tematikat e takimit dy palëshe mes Gentilonit e Ramës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kërkoni punë? Kryeministri ju ofron zgjidhje
Previous article DETAJE/ "Hirushja mbeti pa vello". Ja si dëshmon Barushi

Redaktor2

Postime të ngjashme

SOT NDESHJA SHQIPËRI-LUKSEMBURG/ Policia tregon rrugët që do të bllokohen Aktualitet

SOT NDESHJA SHQIPËRI-LUKSEMBURG/ Policia tregon rrugët që do të bllokohen

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen Aktualitet

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT