• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANËTARËSIME TË REJA NË NJËSINË 8/ Veliaj: E kemi zemrën dhe mendjen e hapur për të rinjtë që i bashkohen PS
Home
Politikë

ANËTARËSIME TË REJA NË NJËSINË 8/ Veliaj: E kemi zemrën dhe mendjen e hapur për të rinjtë që i bashkohen PS

29 February, 2024 s.autor Politikë

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj bëri thirrje për shtimin e radhëve të partisë me anëtarë të rinj. I shoqëruar nga deputetja e PS, Mimi Kodheli, ai shprehu rëndësinë që ka aktivizmi politik për të rinjtë. “Duhet të bëni për dikë tjetër atë që dikush në PS bëri për ju, duke ju ftuar dhe duke ju pranuar në familjen tonë. Nëse secili e bën këtë, ne duhet ta kapim targetin që kemi: që çdo organizatë duhet të shtohet me katër vetë, të paktën dy çuna, dy goca. Kjo do të na japë më shumë energji dhe në njësitë që ka ndodhur, kjo ka dhënë një energji të jashtëzakonshme”, tha ai.

Veliaj u shpreh se falë fuqisë së votës së përkthyer në investime, tashmë edhe një demokrat ka përfituar nga rritja e vlerës së pronës së tij. “Shikoni sjelljen e votave tek Pazari i Ri, për të kuptuar pse të bërit politikë të mirë është mirë edhe për vendin. Te Pazari i Ri ka qenë organizata ku ne nuk kemi fituar kurrë, derisa një demokrat tha: “E protestuam sa e protestuam Pazarin, por mua m’u rrit tre herë vlera e shtëpisë”. Sot Pazari i Ri është bërë një zonë premium për imobiliaret. Pra, edhe kundërshtarët tanë jetojnë në një qytet më të pastër, më të rregullt, ju vlen më shumë katandia që kanë mbledhur gjatë jetës. Unë besoj shumë fort se ky stil, kjo mënyrë përulësie, shërbese, fjalë e mbajtur, halli i qarë dhe hapje, hapje, hapje, si një familje që mezi e pret një lindje të re ose një krushqi të re, janë çelësi i fitores sonë dhe meqë janë çelësi i fitores sonë, duhet ta bëjmë përditë, e përditë, e përditë, ta mbajmë derën e hapur, zemrën e hapur, mendjen e hapur”, deklaroi Veliaj.Kreu i Bashkisë komentoi edhe protestat e organizuara nga opozita. Teksa e krahasoi me dhunën e ushtruar nga policia më 21 janar 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues, Veliaj theksoi PS ka treguar se qeveris me tolerancë dhe me guxim për të bërë shtet. “Disa u bënë socialistë pas asaj që ndodhi në “21 Janar”, kur panë se ai shtet të vriste me plumba në mish. Pas kësaj t’i ke një moment të madh reflektimi dhe vendos me cilën anë je. Shihni në çfarë shoqërie jetojmë sot. E kuptoni se niveli i tolerancës së Partisë Socilaliste, por dhe guximi për të bërë shtet e për të bërë qytet i shërben edhe kundërshtarëve tanë. Edhe ata jetojnë më mirë kur qeveris Partia Socialiste, se janë pjesë e një qyteti, janë pjesë e një komuniteti dhe një lagjeje”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KRENAR PËR SHQIPËRINË"/ Rama ndan pamje nga Samiti i Ballkanit Perëndimor
Previous article KËRCËNIMI i Putinit: Ne kemi armë bërthamore të afta për të goditur Perëndimin

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT