• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ANËTAR I GRUPIT TË MAFIOZIT TURKO-KURD NË ITALI/ Shqiptari dënohet me rreth 5 vite burg, 13 të pandehur në gjyq
Home
Aktualitet
Kronikë

ANËTAR I GRUPIT TË MAFIOZIT TURKO-KURD NË ITALI/ Shqiptari dënohet me rreth 5 vite burg, 13 të pandehur në gjyq

26 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtësia italiane po zhvillon një nga gjyqet më në zë kohët e fundit, që ka të bëjë me një organizatë kriminale të fuqishme të narkotrafikut në Milano, e goditur vitin e kaluar, me të paktën 13 persona të pandehur në bankën e të akuzuarve.

Grupi drejtohej nga një mafioz turk i quajtur Baris Boyun, i arrestuar bashkë me krahun e tij të djathtë, një 27-vjeçar shqiptar, Artiol Shabani, që tashmë e ka pranuar akuzën dhe është dënuar me rreth 5 vite burg për armë dhe trafik droge në bashkëpunim. Krahu i majtë i turkut akuzohet një 32-vjeçar vendas, i quajtur Giorgio Meschini, nga Viterbo.

Gjyqi i bashkëpunëtorëve të dyshuar të bosit të mafias turke Baris Boyun në sallën e gjyqit në bunker të Milanos u shty për në muajin prill për pjesën më të madhe të tye, teksa kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Ky gjykim i shkurtuar vjen pak pasi gjyqtari Roberto Crepaldi refuzoi fillimisht kërkesën për marrëveshje dhe më pas gjykim të shkurtuar me kusht.Meschini, i mbrojtur nga avokati Remigio Sicilia, ndodhet në burg që prej datës 22 maj. I vetmi italian i arrestuar në bastisjen që çoi në kapjen e bosit turk. Boyun, një 41-vjeçar kurd etnik, ka qenë prej kohësh në shënjestër të Turqisë, e cila po kërkon ekstradimin e tij. Sipas prokurorisë, ai krijoi një celulë kriminale në Itali të përbërë nga bashkatdhetarë të ardhur konkretisht në vend, me mbështetjen e një shtetasi shqiptar.

“Trembëdhjetë persona kërkuan dënime alternative. Dje, më 25 mars, i vetmi person që ka marrë marrëveshjen për pranimin e fajësisë ishte Artiol Shabani, për bashkim kriminal me qëllim mbajtjen dhe mbajtjen pa leje të armëve, përfshirë ato klandestine dhe trafik droge. 27-vjeçari shqiptar, i ndihmuar nga avokati Samuele De Santis, u deklarua fajtor me 4 vjet e 7 muaj burg, pasi marrëveshja e arritur me prokuroren Bruna Albertini u pranua nga gjyqtari hetues Roberto Crepaldi. Ai mori një të tretën e uljes së dënimit”, raporton media italiane.

Shabani, i cili besohet se është bashkëpunëtor i Boyun, i cili nuk ka vendbanim fiks në Itali, është arrestuar në Vetralla së bashku me një 23-vjeçar tjetër turk. Kontrolli i automjetit ‘Jeep Cherokee’, me licencë zvicerane, me të cilin ata udhëtonin, çoi në sekuestrimin e një pistolete të kalibrit 9×19 mm, tre karikatorë, dhjetë fishekë dhe 24.5 gramë kokainë të ndarë në doza gati për shitje.

Gjykimi për dymbëdhjetë të akuzuarit e tjerë, mes tyre edhe Meschini nga Viterbo, do të vazhdojë në muajin prill me marrjen në pyetje të mundshme të të pandehurve dhe fjalën përmbyllëse të prokurorit publik, i cili do të formulojë kërkesat për dënim. Më pas një sërë seancash për fjalimet e avokatëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "INFLACIONI NË NIVELE TË ULËTA"/ Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja negative
Previous article "ATË QË INVESTOJMË TA MARRIM MBRAPSHT"/ Rama për turizmin: Janë rritur njësitë akomoduese

s.autor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT