• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANASHKALOJNË SALVININ/ Forcat rivale në Itali arrijnë marrëveshje
Home
Nderkombetare

ANASHKALOJNË SALVININ/ Forcat rivale në Itali arrijnë marrëveshje

28 August, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Partitë politike rivale të Italisë, arritën një marrëveshje të mërkurën në mbrëmje për të formuar një qeveri të re, që mënjanon udhëheqësin e ekstremit të djathtë, Matteo Salvini, i cili mbizotëroi politikën e vendit dhe kishte kërcënuar që ta ndryshonte në mënyrë drastike drejtimin e Italisë në Evropë.

Presidenti Italian Sergio Mattarella thirri kryeministrin në largim Giuseppe Conte për një takim të enjten në mëngjes, njoftoi një zyrtar i presidencës.

Njoftimi sinjalizon se zoti Conte mund të marrë një mandat për të provuar të formojë një qeveri të re me Lëvizjen 5 Yjet dhe Partinë Demokratike të opozitës.

Zoti Conte dha dorëheqjen javën e kaluar, kur Ministri i Brepartia Lega e ekstremit të djathtë u tërhoq nga koalicioni me 5 Yjet, duke e detyruar Presidentin Mattarella të nisë konsultimet me të gjitha partitë kryesore politike të vendit për të gjetur rrugëdaljen nga kaosi politik.

Si 5 Yjet ashtu edhe Partia Demokratike i thanë presidentit se janë të gatshme të përpiqen për formimin e një qeverie të re, të drejtuar nga zoti Conte.

Të dyja palët ende duhet ende të bien dakord për një platformë të përbashkët politike si dhe për një ekip ministrash, por kreu i 5 Yjeve Luigi Di Maio dhe homologu i tij i Partisë Demokratike Nicola Zingaretti thanë se ishin zotuar për të gjetur një bazë të përbashkët për të mirën e vendit.

“Ne e duam Italinë dhe e shohim të vlefshme ta provojmë këtë përvojë,” u tha Zingaretti gazetarëve. Di Maio tha: “Ne kemi marrë angazhime për italianët … dhe çfarëdo që të ndodhë, duam t’i përmbushim ato”.

Koalicioni i mëparshëm u prish këtë muaj kur kreu i Legës, Matteo Salvini u tërhoq nga aleanca me shpresën se kjo do të shkaktonte zgjedhje të parakohshme dhe ai do të favorizohej falë popullaritetit të tij në rritje.

Por kjo lëvizje e tij dështoi sepse Conte refuzoi të jepte dorëheqjen menjëherë, duke i dhënë kohë 5 Yjeve dhe Partisë Demokratike të përpiqeshin të tejkalonin armiqësitë dhe të binin dakord për një qeveri që më parë dukej e pamundur. VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOMENTET/ Turistja angleze për plazhin e Jalës: Më i miri! Shkodranja: I shtrenjtë! Nuk ka... (FOTO)
Previous article SËMURET PASI E IZOLUAN/ Shullazi shtrohet me urgjencë në spitalin privat

F.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT