• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZË/ Pse Trump zgjodhi zëvendësen e Maduros dhe jo lideren e opozitës
Home
Nderkombetare

ANALIZË/ Pse Trump zgjodhi zëvendësen e Maduros dhe jo lideren e opozitës

8 January, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Mes shumë pyetjeve që kanë shpërthyer pas ngjarjeve dramatike të fundjavës së kaluar në Karakas (dhe ka shumë) njëra ka të bëjë me gruan me syze që tani udhëheq atë që zyrtarët amerikanë e quajnë “autoritetet e përkohshme” të Venezuelës.

Pse Delcy Rodríguez?

Çfarë ka Delcy Rodríguez, vajza e një ish-guerrilasi marksist dhe zëvendëse e diktatorit të rrëzuar Nicolás Maduro, që ka tërhequr vëmendjen e administratës Trump? Dhe pse Uashingtoni ka vendosur të mbajë në pushtet një revolucionare të shpallur “Chavista” (term që i referohet mbështetësve ose ndjekësve të ideologjisë dhe politikave të Hugo Chávez, ish-presidentit të Venezuelës), në vend që të mbështesë lideren e opozitës, María Corina Machado, lëvizja e së cilës besohet gjerësisht se fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2024?
Sipas ish-ambasadorit amerikan në Venezuelë, Charles Shapiro, përgjigjja është e thjeshtë:
“Kanë zgjedhur stabilitetin mbi demokracinë. Kanë mbajtur regjimin diktatorial pa diktatorin. Njerëzit e tij janë ende aty. Mendoj se është jashtëzakonisht e rrezikshme.”

Alternativa, ndryshimi i plotë i regjimit dhe mbështetja e Machado-s do të sillte rreziqe të tjera, përfshirë përçarje mes figurave të opozitës dhe largimin e rreth 30% të venezuelianëve që votuan për Maduron.

Në një konferencë shtypi të shtunën, presidenti Trump befasoi shumë vëzhgues duke e quajtur Machadon “të papërfillur” brenda Venezuelës, ndërsa Rodríguezin e përshkroi si “fisnike”. Ish-diplomatë amerikanë e kritikuan këtë vendim, duke thënë se në fakt u mohua e gjithë lëvizja opozitare.

Shpejtësia dhe lehtësia me të cilën Maduro u rrëzua dhe Rodríguez u vendos në pushtet ngriti dyshime se ajo mund të ketë qenë pjesë e planit. Por analistë si Phil Gunson nga International Crisis Group theksojnë se pushteti real mbetet tek ministri i mbrojtjes Vladimir Padrino López dhe ministri i brendshëm Diosdado Cabello, të dy besnikë të Maduros.

Vendimi për të mbështetur Rodríguez erdhi pas paralajmërimeve se Machado mund të sillte destabilitet të rrezikshëm. Raporte të ICG-së dhe një vlerësim i klasifikuar i inteligjencës amerikane paralajmëruan për mundësinë e dhunës dhe luftimeve guerile nga elementë të forcave të sigurisë.

Administrata Trump e sheh Rodríguezin si një figurë me të cilën mund të negociojë: ajo ka treguar prirje për reforma ekonomike, hapje ndaj kapitalit të huaj dhe bashkëpunim në çështje si nafta dhe lufta kundër narkotikëve. Megjithatë, një tranzicion i vërtetë demokratik duket se nuk është prioritet i menjëhershëm për Uashingtonin.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio paraqiti një plan tre-fazor: stabilizim i vendit dhe menaxhim i naftës nën mbikëqyrje amerikane, proces pajtimi me amnisti dhe lirimin e të burgosurve politikë, dhe në fund një tranzicion. Por Trump tha se zgjedhjet nuk janë në horizont: “Duhet ta rregullojmë vendin më parë. Nuk mund të ketë zgjedhje.”

Analistët paralajmërojnë se pa sundim ligji dhe legjitimitet, investimet e mëdha të huaja nuk do të vijnë. Ish-ambasadori Shapiro e krahasoi ngritjen e Rodríguezit me “dedazo”-n e Hugo Chávez kur emëroi Maduron si pasardhësin e tij: “Ky është dedazo i Trump-it,” tha ai. (Shënim: dedazo, fjalë spanjolle që përdoret kur një lider, zgjedh pasardhësin e tij pa ndjekur procesin normal demokratik).

Shkrim nga Paul Adams për BBC-në

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RENDI BOTËROR PO SHEMBET"/ Danimarka e tronditur nga ambiciet amerikane për Groenlandën
Previous article MOTI I KEQ PUSHTON VENDIN/ Policia në gatishmëri: Akset ku zinxhirët janë të detyrueshëm

s.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT