• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ Tradhtia që Emmanuel Macron i bëri Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Home
Politikë

ANALIZA/ Tradhtia që Emmanuel Macron i bëri Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

6 November, 2019 F.autor Politikë

Vendimi i presidentit francez për të bllokuar anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut i ka dhënë një fund simbolik epokës së pas vitit 1989. Që prej rënies së Murit të Berlinit, liderët europianë dhe ata amerikanë kishin pranuar se një zgjerim i rregullt i projektit europian është kyç për paqen dhe begatinë europiane.

Nga Christopher R. Hill

Që nga rënia e Murit të Berlinit 30 vjet më parë, liderët perëndimorë vazhdimisht kanë pohuar se nuk ka probleme në kontinentin europian që nuk mund të trajtohen nëpërmjet angazhimit me Bashkimin Europian ose zgjerimit të projektit europian. Por kjo pikëpamje e afatgjatë duket se po ndryshon, për shkak të një kombinimi të problemeve të brendshme të BE-së dhe indiferencës amerikane.

Mund të duket e çuditshme që Shtetet e Bashkuara do të inkurajonin anëtarësimin në klubin e dikujt tjetër në radhë të parë. Por nga pozicioni i saj udhëheqës brenda NATO-s, Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë mbështetëse të përpjekjeve europiane për të konsoliduar unitetin politik dhe ekonomik në kontinent.

Dhe BE-ja, nga ana e saj, ka pranuar se anëtarësimi në bllok është një aspiratë logjike për vendet pas-sovjetike në periferi të saj. Ndërsa thellimi dhe zgjerimi i strukturave të BE-së ka dëshmuar se është më i vështirë sesa vëzhguan shumë vëzhgues amerikanë, liderët europianë kanë vazhduar të përpiqen, jo vetëm sepse kjo është ajo që pritej prej tyre në kontekstin e historisë së pas Luftës së Ftohtë.

Por takimi i fundit i Këshillit Europian më 17-18 tetor dha konfirmimin se diçka ka ndryshuar. Presidenti francez Emmanuel Macron mori vendimin për të bllokuar bisedimet e pranimit në BE me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja dhe tërheqjen nga politika të kancelares gjermane Angela Merkel, Macron është trashëgimtari i dukshëm i lidershipit europian. Por arsyetimi i tij për çështjen e zgjerimit të BE-së është i errët.

Shumë, madje edhe komplotuesit në Ballkan, supozojnë se Macron thjesht nuk ka oreks për procesin e vështirë të marrjes së dy vendeve anëtare nga një rajon ende problematik, duke pasur parasysh sfidat e brendshme tashmë me të cilat përballet BE-ja.

Megjithatë, zhgënjimi – madje edhe zemërimi – për vendimin e Macron është i dukshëm në Tiranë dhe Shkup (kryeqyteti i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë së Veriut). Në fund të fundit, Maqedonia e Veriut sapo përfundoi ndryshimin e emrit të saj zyrtar me qëllim që të ndreqte marrëdhëniet me Greqinë, e cila kishte ushtruar gjithmonë veton për anëtarësimin e saj me arsyetimin se emri i saj ishte shumë i ngjashëm me rajonin grek të Maqedonisë.

Ndërkohë, Bullgaria, një tjetër anëtare e BE-së, ka frustruar gjithashtu përpjekjet e Maqedonisë së Veriut, duke akuzuar maqedonasit se pretendojnë heronjtë kombëtarë bullgarë si të tyret dhe duke kërkuar që ata të ndryshojnë librat e tyre të historisë.

I gjendur përballë këtyre kërkesave dhe duke luftuar me trashëgiminë e korrupsionit të lënë nga paraardhësi i tij (i cili, çuditërisht, tani ka gjetur “azil” në Hungari), kryeministri relativisht i ri, pa përvojë i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, arriti në përfundimin se vendit të tij duhej të hynte urgjentisht në NATO dhe BE. Ai përshpejtoi ndryshimin e shumëpritur të emrit, normalizoi marrëdhëniet me Greqinë, qetësoi bullgarët dhe bëri kërkesë për anëtarësim.

Ai e dinte që ndryshimi i emrit nuk do të pritej mirë, se shumë maqedonas e shikonin atë si një poshtërim që mund të justifikohej vetëm me pranimin në BE. Por, për shkak se NATO dhe BE kishin përmendur mosmarrëveshjen për emrin si pengesën kryesore të anëtarësimit, ai dhe publiku maqedonas kishin shpresa të mëdha se do të pranoheshin nga këto dy organizata.

Nga ana e saj, NATO ka vazhduar para. Edhe pse disa anëtarë ende duhet të aprovojnë, Republika e Maqedonisë së Veriut pritet të bëhet një anëtare e plotë e NATO-s në samitin e dhjetorit të aleancës.

Por procesi i pranimit në BE ka qenë shumë më i ngadaltë. Macron, i cili ka thënë shumë pak për këtë temë, duket se shqetësohet se zgjerimi i vazhdueshëm i bllokut do ta bëjë më të vështirë reformimin e strukturave të qeverisjes së tij. Por duke mbyllur dyert, ai e ka vënë Zaevin në një pozitë të pasigurt. Votuesit e Maqedonisë së Veriut, me shpresa të shkatërruara, do të shkojnë përsëri në votime për zgjedhje të përgjithshme në prill.

Në të kaluarën, dikush mund të priste që SHBA-ja të ndërhynte. Por në kontekstin e politikës së jashtme kryesisht të paformuar të presidentit amerikan Donald Trump, gjendja e vështirë e vendeve të vogla, të largëta si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, mezi hyjnë në listë.

Sigurisht, është e mundur që Trump është lodhur nga fuqia e yllit të presidentit francez dhe po e mirëpret kritikën e tij të fundit ndaj tij me një ndjenjë schadengfreude. Është gjithashtu e mundur që ndishta Trump nuk dëshiron që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësohen në BE. Por, ka shumë të ngjarë që ai thjesht nuk e di se çfarë po ndodh në Ballkanin Perëndimor.

Vetëm disa vjet më parë, padyshim që SHBA-ja do të kishte punuar me BE-në për të lehtësuar procesin e pranimit për të dy vendet. Ndërsa anëtarësimi në BE nuk do të zgjidhë problemet e tyre, ai do të ndihmojë në trajtimin e dobësive institucionale dhe do t’i sinjalizojë një Rusie në revansh se lojës gjeopolitike në Ballkan po i vjen fundi. Nisur nga trauma që rajoni ka pësuar gjatë 25 viteve të fundit, Amerika dhe Europa e kanë për detyrë të përmbushin premtimin e epokës së pas Luftës së Ftohtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “ËSHTË SHUMË I MIRË JASHTË KAMERAVE”/ Jonida Shehu poston videon e Renato Mekollit duke kërcyer me një nga konkurentet e “Hell’s Kitchen” (FOTO)
Previous article DHUNA NË NDESHJEN NDAJ MALIQIT/ Përjashtohen përjetë nga futbolli dy lojtarët e Këlcyrës...

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT