• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ Shkodër, pjesëmarrja e ulët (dhe Jozefina Topalli) i dhanë dy mandate partisë së Tom Doshit
Home
Zgjedhjet 2021

ANALIZA/ Shkodër, pjesëmarrja e ulët (dhe Jozefina Topalli) i dhanë dy mandate partisë së Tom Doshit

29 April, 2021 F.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Shkodranët hodhën vetëm 107 mijë vota në zgjedhjet e 25 prillit ose 5 mijë më pak se sa katër vjet më parë, duke shënuar kështu nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e pluralizmit. Vetëm 39% e qytetarëve me të drejtë vote votuan në këtë qark të dielën nga nga 43% në 2017-ën dhe 49% në 2013-ën.

Demokratët e fituan qarkun duke shënuar rezultatin më të mirë që nga viti 2009, pavarësisht se ish-nënkryetarja e tyre, Jozefina Topalli, garoi me një parti të re. Në fund, partia Lëvizja për Ndryshim e Topallit mori në Shkodër 934 vota ose 2.39%, ndërsa vetë Topalli mori 506 vota pëlqyese. Të 900 votat që mori Topalli duket se ndihmuan PSD-në të marrë mandatin e dytë.

Demokratët morën 47 mijë vota ose 6 mijë më shumë se sa më 2017 dhe rrëmbyen 5 nga 11 mandate. Por socialistët ruajtën rezultatin në mandate të dy zgjedhjeve të kaluara. Socialistët morën 9 mijë vota më pak dhe ranë nga 4 në tre deputetë, por PSD mori 3 mijë vota më shumë se sa katër vjet më parë, të mjaftueshme për të fituar mandatin e dytë.

Votat e katër partive që morën mandate në Shkodër ishin afro 104 mijë, ndërsa një mandat u nxorr mesararisht me 9427 vota. Në këtë drejtim, PSD ishte më eficientja pasi fitoi një mandat për çdo 8171 vota, ndërsa mandatet e PD u fituan me 11,763 vota.

Votat pëlqyese në Shkodër nuk sollën ndryshim rezultati. Deputeti më i votuar i qarkut është Tom Doshi me 7886 vota, por Doshi vetë është tërhequr nga marrja e mandatit parlamentar pa dhënë ndonjë arsye.

Si person i padëshirueshëm nga Shtetet e Bashkuara, Tom Doshi u përball me rezistencën e Ambasadës amerikane para zgjedhjeve, ndërsa kryeministri Edi Rama premtoi se ai nuk do të ishte pjesë e qeverisë së tij.

Kandidati i dytë më i votuar është Paulin Sterkaj i PS, i cili mori 7335 vota pëlqyese, ndërsa i treti është Bardh Spahia i PD me 7219 vota. Spahia është i shtati në listën e demokratëve dhe rrjedhimisht është humbës, pasi PD mori 5 mandate ndërsa herësi i Partisë Demokratike për Shkodrën është 11.700 vota.

Në anën e socialistëve, Benet Beci, drejtor i KESH-it, u rendit i dyti pas Paulin Sterkajt me 6131 vota pëlqyese. Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili u vendos nga Rama i katërti në garën e Shkodrës dhe në luftë për mbijetesë, humbi njëkohësisht garën për partinë dhe garën për vota personale.

Ai mori 3920 vota pëlqyese. Izmira Rusi (Ulqinaku) e Partisë Demokratike është gruaja me më shumë vota pëlqyese në garë, (3683), pasuar nga demokratja tjetër Greta Bardeli (2753). Edona Bilali është kandidatja grua me më shumë vota në radhët e socialistëve (2711).

Me dorëheqjen e Doshit, deputetë të PSD-së pritet të jenë Gledis Çeliku, [Link CV] i cili ka punuar në vitet 2013-2015 si drejtor në OSHEE Shkodër, dhe Meri Markiçi [CV Link], drejtoreshë në Shkodër që nga viti 2014.(BIRN)

PSVendbanimiCVPDVendbanimiCV
1Edona BilaliTiranëLINK1Helidon BushatiShkodërLINK
2Paulin SterkajTiranëLINK2Emilja KoliqiShkodërLINK
3Benet BeciTiranëLINK3Ramadan LikajKoplikLINK
PSDVendbanimi4Greta BardeliShkodërLINK
1Gledis ÇelikuShkodërLINK CV5Zef HilaBarbullushLINK
2Meri MarkiçiShkodërLINK CVLSIVendbanimiCV
1Agron ÇelaShkodërLink
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË HISTORI QË MUND TË PËRSËRITET/ "Deja vu" e portierit Handanovic. Ja çfarë ndodhte më 16 maj 2009
Previous article U PËRFOL SE LA AKTORIN TURK PËR ZV. PRESIDENTIN E ROMËS/ Diletta Leotta: Më nxirrini si ngrënëse burrash, por…

F.autor

Postime të ngjashme

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama Breaking News

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT