Pasojat e sulmeve ajrore ruse shihen në të gjithë infrastrukturën e Ukrainës. Zonat e banuara dhe sistemi energjetik janë dëmtuar duke vështirësuar jetesën e banorëve.
Guvernatori lokal në provincën Lviv thotë se megjithëse energjia është rikthyer për rreth 95% të provincës, vetëm 30% e konsumatorëve mund të përdorin energjinë elektrike në të njëjtën kohë për shkak të kufijve të kapacitetit.
“Ne i dëgjuam të dyja shpërthimet. Shpërthimi i parë ndodhi kur ishim në një strehë, unë i mora fëmijët e mi. Shpërthimi i dytë ishte shumë i fuqishëm. Shtëpia po dridhej. Unë isha e shqetësuar se po ndodhte në oborrin tonë, sepse dëgjonim shpërthimet “ shprehet një qytetare
Në kryeqytetin Kiev të paktën një person u vra nga bombardimet dhe ndërprerja e energjisë elektrike ka prekur mijëra shtëpi.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është akuzuar se po përpiqet të nënshtrojë Ukrainën pasi nuk arriti ta marrë atë me forcë. Me afrimin e dimrit, avancimet t ushtarake të Ukrainës po ngadalësohen.
Gjenerali amerikan thotë se ka pak mundësi që Ukraina ta largojë tërësisht Rusinë.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar pamjet e të ashtuquajturave dronët e saj Kamakaze, të cilat i përdori në breshërinë e sulmeve të së martës.
Rusia thotë se synon vetëm infrastrukturën energjetike ose ushtarake.


