• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ Sa është kostoja e luftës në Ukrainë dhe cili do të ishte dëmi në vendet e tjera? Ja përgjigja
Home
Nderkombetare

ANALIZA/ Sa është kostoja e luftës në Ukrainë dhe cili do të ishte dëmi në vendet e tjera? Ja përgjigja

18 February, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Sa është kostoja e luftës në Ukrainë? Cili do të ishte dëmi nga luftërat në vendet e tjera? Një studim i ri jep një përgjigje. Deri në vitin 2026, vetëm Ukraina do të humbasë ekuivalentin e rreth 120 miliardë dollarëve në prodhim ekonomik për shkak të pushtimit rus. Dëmi i kapitalit fiks, pra i aseteve të prekshme si makineritë, sistemet dhe ndërtesat e fabrikave, është shumë më i madh – gati një trilion dollarë. Kjo rrjedh nga llogaritjet e publikuara të mërkurën nga studiues të Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore (IfW) dhe Universitetit të Tübingenit.

Barra ekonomike e vendeve të treta që nuk përfshihen drejtpërdrejt në luftë është gjithashtu e rëndësishme. Sipas studimit, ata do të kenë humbje ekonomike prej gjithsej rreth 260 miliardë dollarë brenda pesë viteve (2022-2026), nga këto rreth 70 miliardë dollarë humbje do të kenë vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa rreth 15 deri në 20 miliardë dollarë humbje do të ketë vetëm për Gjermaninë.

Njohuritë historike

Studimi bazohet në një analizë të të dhënave historike që mbulojnë më shumë se 150 luftëra që nga viti 1870. Nga kjo, studiuesit nga Kieli nxjerrin të dhëna të ndryshme, të tilla si sa bie produkti i brendshëm bruto mesatarisht brenda pesë viteve të luftës ose sa rritet inflacioni.

 

 

“Llogaritjet bazohen në kostot e luftërave ‘tipike’ ndërshtetërore në të kaluarën. Në varësi të kohëzgjatjes dhe intensitetit të luftës, skenarë pak a shumë seriozë, do të thotë rezultatet e konfliktit, janë të imagjinueshme,” thotë Jonathan Federle, studiues në IfW Kiel dhe autori kryesor i studimit. “Rezltatet dhe efektet që ne llogarisim dhe transferojmë në vendet e tjera kryesisht marrin parasysh lidhjet tregtare të shkaktuara nga afërsia gjeografike dhe madhësia e ekonomisë përkatëse në të cilën shpërthen lufta”, vazhdoi Federle.

Po çfarë ndodh nëse Tajvani, Irani…

Duke përdorur të dhëna dhe parametra, studiuesit mund të japin edhe vlerësime të dëmit ekonomik të luftërave hipotetike, pra luftërave që nuk kanë ndodhur kurrë. Si për shembull me Tajvanin: Kina pretendon se ishulli është pjesë e territorit të saj dhe ka kërcënuar vazhdimisht se do ta marrë me forcë, nëse është e nevojshme.

Në Tajvan, një “luftë tipike” që do zgjaste pesë vjet do të rezultonte në humbje të produktit të brendshëm bruto global (GDP) prej 2.2 trilion dollarësh. Për shkak se vendi është i lidhur ngushtë me të gjithë ekonominë globale përmes industrisë së tij të çipave, studiuesit e IfW theksojnë se kostot aktuale të luftës mund të jenë dukshëm më të larta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË DURRËS/ Dhunuan gratë e tyre dhe kundërshtuan punonjësit e policisë, arrestohen tre burra
Previous article U ARRESTUA NË BOLIVI ME BOSIN BRAZILIAN TË KOKAINËS/ “Arrest me burg” Lorenc Hysenit

s.autor

Postime të ngjashme

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm Botë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit Botë

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT