• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ Rrezik potencialisht i madh, a do të futej Hezbollahu në luftë me Izraelin?
Home
Botë

ANALIZA/ Rrezik potencialisht i madh, a do të futej Hezbollahu në luftë me Izraelin?

2 November, 2023 s.autor Botë

Analistët janë të ndarë nëse militantët e grupit Hezbollah të Libanit do të bëheshin pjesë e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, në një dimenson më të gjerë, përtej asaj që po ndodh aktualisht, lëshimit të raketave në kufirin izraelito-libanez.

Ky grup paraushtarak i mbështetur nga Irani, paraqet një rrezik potencialisht më të madh për Izraelin sesa Hamasi. Por nëse Hezbollahu do të hynte në luftë, ka të ngjarë të tërhiqte me vete edhe Libanin, një vend me probleme të mëdha ekonomike.

Të premten Hassan Nasrallah, udhëheqësi i Hezbollahut pritet të mbajë një fjalim, gjë që ka krijuar shqetësime tek disa njerëz në Liban dhe në mbarë Lindjen e Mesme.

Analistët thonë se në një farë mënyre mes Hezbollahut ka mëdyshje, pasi grupi e ka pozicionuar veten si lëvizja kryesore e rezistencës kundër Izraelit. Pra, si do të mund të qëndronte ai në periferi të konfliktit Izrael-Hamas në Gazë?!

Benjamin Allison i Universitetit të Teksasit vë në dukje “arsenalin e jashtëzakonshëm të municioneve me preçizion, si raketa e dronë”, të Hezbollahut, ndryshe nga ato që zotëron Hamasi.

Në një artikull të botuar në faqen në internet të institutit “Lawfare”, që trajton çështje të sigurisë, ai shkruante se “armët inteligjente”, të Hezbollahut, paraqesin një “rrezik serioz për infrastrukturën e Izraelit dhe madje mund ta tundojnë atë (Izraelin) të nisë një luftë për të parandaluar rrezikun”.

Ministri i Jashtëm i Libanit, Abdullah Bou Habib tha se as Libani dhe as Hezbollahu nuk duan luftë me Izraelin, sepse kjo sipas tij do të sillte katastrofë për Libanin, i cili po përballet me një krizë të gjerë ekonomike.

Analistja libaneze Dania Koleilat Khatib tha për Zërin e Amerikës se Hezbollahu po përgatitet për një “plan B” dhe për momentin po “kontrollon ritmin” e sulmeve me raketa që po lëshohen nga dy anët e kufirit Liban-Izrael.

Zonja Khatib, Presidente e Qendrës Kërkimore për Bashkëpunim dhe Ndërtimin e Paqes në Bejrut, tha se Hezbollahu ka të ngjarë të hyjë në një luftë me Izraelin vetëm në një ose dy raste. Një prej tyre, sipas saj do të ishte nëse Izraeli do të ishte i suksesshëm në eliminimin e Hamasit.

“Nëse Hamasi çrrënjoset, ata (Hezbollahu) e dinë shumë mirë se do të jetë radha e tyre”, tha ajo.

Rasti tjetër sipas zonjës Khatib, do të ishte nëse Izraeli do të bombardonte Libanin.

“Ajo që Hezbollahu po bën aktualisht është t’i mbajnë të zëna Forcat izraelite të mbrojtjes në veri. Të hutojë burimet e zbulimit dhe t’i mbajë izraelitët të frikësuar. Për momentin po krijon një lloj fronti për shpërqëndrim”, tha ajo.

Rami Khoury i Universitetit Amerikan të Bejrutit, duke folur për Qendrën Arabe me bazë në Uashington, tha se Hezbollahu “gëzon respekt në Izrael për shkak të rezistencës dhe kurajos së tij”.

Ai pret që bashkëpunëtori kryesor i Iranit, të ruajë trysninë në kufirin verior të Izraelit.

“Hezbollahu do të vazhdojë t’i krijojë shqetësime Izraelit. Ata po vënë në provë gjatë gjithë kohës përgjigjen izraelite, ndjenjat e tyre, sa dinamike janë trupat, apo nëse janë të frikësuar. Pra, ata sulmojnë një postbllok të vogël diku, dërgojnë një dron dikur tjetër, sulmojnë një ushtar gjetkë. Ajo që po përpiqen të bëjnë është të krijojnë terror psikologjik dhe frikë mes izraelitëve, në vend që t’i sulmojnë ata me një mijë raketa, gjë që mund të ndodhë nëse hyjnë në luftë”, thotë zoti Khoury.

Por megjithatë zoti Khoury mendon se nuk ka gjasa që Hezbollahu të hyjë në luftë.

“Nuk mendoj se ata do të hyjnë në një luftë në shkallë të gjerë. Po kështu dhe iranianët. Por kjo nuk përjashtohet, sepse nëse lufta shkon mirë ose keq, ata mund t’i bashkohen asaj. Megjithatë ende mendoj se ka pak gjasa që të ndodhë”.

Maha Yahya, drejtore e Qendrës për Lindjen e Mesme ‘Carnegie’ në Bejrut, tha për gazetën ‘The New York Times’ se Irani ka të ngjarë të mos e shpërdorojë forcën e Hezbollahut gjatë kësaj periudhe, sepse rreziku është shumë i lartë me “dy aeroplanmbajtëse amerikane të dislokuara në Mesdhe, të cilat mund ta godasin këtë grup”. VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "META DO TRADHËTOJË BERISHËN PËR PS"/ Gazetari: Ja pse nuk do hetohet nga SPAK!
Previous article DITA E PURGATORIT/ Massafra lutje për viktimat në Gaza

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan Botë

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT