• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ Refugjatët dhe azili, cilin kurs do të ndjekë Gjermania?
Home
Nderkombetare

ANALIZA/ Refugjatët dhe azili, cilin kurs do të ndjekë Gjermania?

4 September, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministri gjerman i Financave, dhe kreu i liberalëve, FDP, Christian Lindner në daljen publike pas zgjedhjeve në Saksoni dhe Tyringi shfaqi një zhgënjim të thellë. “Njerëzve u ka ardhur në majë të hundës, që ky shtet, me gjasë e ka humbur kontrollin tek imigrimi dhe azili në Gjermani. “Por fajësimet nuk i interesonin më kujt. Qytetarët “duan zgjidhje”, sipas Lindner, ministër në koalicionin qeveritar të socialdemokratëve, Të Gjelbërve dhe liberalëve. Në të dyja landet, AfD, e kategorizuar si ekstremiste e djathtë, fitoi më shumë se dyfishin e votave të partive të koalicionit qeverisës të marra së bashku.

Më shumë se tre milionë refugjatë në Gjermani

Sondazhet paszgjedhore tregojnë, se azili dhe migracioni janë tema vendimtare kur vjen puna tek dhënia e votës. Në tërësi në Gjermani në fund të vitit 2023 jetonin 3,2 milionë vetë që kanë ardhur si refugjatë, mes tyre më shumë se 1 milionë ukrainas. Grupi i dytë më i madh i refugjatëve janë sirianët. Në vitin 2023 ka pasur 352.000 kërkesa për azil, për vitin 2024 priten 270.000 kërkesa. Shumica e kërkesave për azil në Gjermani refuzohen.

Në fund të vitit 2023 në Gjermani jetonin 44.000 refugjatë me status të njohur të azilit. Shumë më tepër njerëz marrin mbrojtje të përkohshme. Rreth 745.000 vetëve u njihet një status i tillë i mbrojtjes së përkohshme bazuar në konventën e refugjatëve të Gjenevës. Rreth 326.000 të tjerë gëzojnë statusin e mbrojtjes subsidiare, që hyn në fuqi kur personit nuk i jepet mbrojtja e refugjatit dhe as e drejta e azilit dhe në vend ka luftë civile. Për më shumë se 1 milionë refugjatë janë ende në procedim e sipër kërkesat e tyre. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në Gjermani qëndrojnë 227.000 vetë që duhet të largohen nga vendi. Por 80% e tyre kanë Duldung, qëndrim i përkohshëm i toleruar i dhënë për shkaqe të ndryshme që pengojnë dëbimin.

Qeveria gjermane do të ashpërsojë politikën e migracionit

Pas atentatit islamist me thikë në Solingen, një javë para zgjedhjeve në dy landet, qeveria gjermane ka bërë të ditura ashpërsime të reja të politikës së migracionit dhe forcimit të sigurisë. Azilkërkuesit, për të cilët sipas rregullores së Dublinit është përgjegjës një vend tjetër i BE, nuk do të marrin mbështetje financiare. Po ashtu planifikohet shtimi i dëbimeve. Dëbimet do të lehtësohen sidomos për personat që kryejnë vepra penale, atyre do t’iu hiqet më lehtë statusi i mbrojtjes që çon në dëbime. Do të çohen drejt përfundimit po ashtu marrëveshje migrimi me vende të treta jashtë BE, që mund të marrin refugjatët, si Moldavia, Kenia dhe Filipinet.

Unioni vë në dyshim të drejtën për azil

Për CDU dhe CSU, që përbëjnë grupin më të madh opozitar në Bundestag, këto ashpërsime nuk mjaftojnë. Që para zgjedhjeve, Unioni kërkoi që të hiqet në Gjermani e drejta kushtetuese për azil dhe që refugjatët të dëbohen në kufi. Pas zgjedhjeve në lande, kreu i CDU-së, Friedrich Merz tha, se nuk ka për të lëvizur “asnjë milimetër”. “Problemi i vërtetë është si edhe më parë presioni i imigracionit të pakontrolluar”, tha Merz. Sipas Merz, “për pesë dëbime vijnë 100 të tjerë” dhe kërkoi korrigjime të tjera të politikës së migracionit.

SPD dhe Të Gjelbrit e refuzojnë këtë. Propozime të tilla “nuk pajtohen me kushtetutën tonë”, tha bashkëkryetarja e Partisë Socialdemokrate, Saskia Esken. “Tek gjithçka që bëjmë, tek politika që kujdeset për kontrollin dhe monitorimin, por edhe tek humaniteti dhe detyrimet tona, ne nuk do ta prekim kushtetutën. Ne nuk do të shkelim detyrimet tona ndërkombëtare dhe ato që rrjedhin nga rregulloret europiane.”

FDP mendon ndryshe. Kreu i saj, Lindner thotë se është e gabuar të flasësh që në fillim për ndalime. Partia e tij është e hapur për ndryshime në ligje, edhe kushtetutën, tha ai pas zgjedhjeve në lande duke kaluar në krah të opozitës, CDU/CSU.
Takimi i grupit të punës migracion

Një grup pune i federatës dhe landeve, i thirrur nga kancelari Scholz pas atentatit në Solingen zhvilloi takimin e parë të martën. Edhe kreu i CDU, Friedrich Merz ofroi bashkëpunimin. Në tryezë qëndrojnë propozimet e bëra ndërkohë nga qeveria për ashpërsimin e politikës së migracionit dhe forcimin e sigurisë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thuhet, se jemi të hapur për propozime të Unionit dhe landeve dhe do t’i konsultojmë ato. “Nëse koalicioni do të flasë me ne për një zgjidhje, atëherë në krye duhet të qëndrojësi tema nr 1 e kufizimit të migracionit, dhe kufizimi bëhet vetëm me kthim që në kufijtë gjermanë”, është shprehur Merz.

Ndërkohë ka plasur debati, nëse është e mundur nga ana ligjore të kthehen refugjatët në kufi. Merz është i bindur, se Gjermania e ka këtë mundësi dhe i referohet nenit 72 të marrëveshjes së punës me BE, që e lejon këtë, “këtë kur siguria dhe rendi i vendit tonë nuk janë më të garantuar”-

Shfuqizim i rregullores së BE? “Kjo do të ishte një bombë atomike.”

Juristi ekspert për kushtetutën, Daniel Thym e quan propozimin e Merz “të arsyetueshëm nga ana juridike”. Për gazetën gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung ai tha se një ligj i tillë nuk shkel as ligjin themelor gjerman dhe as konventën për refugjatët të Gjenevës, por mund të dalë edhe para Gjykatës Europiane. Ai shikon këtu mundësinë që Gjermania të fitojë.

Kurse studiuesi i migracionit, Gerald Knaus paralajmëron nga pasojat, nëse Gjermania i kthen refugjatët në kufi. “Të shfuqizosh rregulloret e BE, kjo do të ishte një bombë atomike, dhe do të çonte aty që shumë vetë në BE do të vepronin po kështu”, tha Knaus në ZDF. Por është e rëndësishme që të ndërmerret diçka kundër migracionit ilegal. “Rruga për të bëtë këtë nuk është të shtysh njerëzit sa andej këtej nëpër BE dhe mes vendeve, por të reduktosh migracionin e parregullt në BE.” Për shembull përmes zhvendosjes së procedurave të azilit në shtete të treta të sigurta jashtë BE./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ 38-vjeçari hyn në spitalin e Vlorës dhe vjedh celularët e pacientëve, momenti kur largohet i qetë
Previous article DROGË LUKSI/ Sekuestrohet kokaina rozë në Athinë, 1 gram kushton 120 dollarë

s.autor

Postime të ngjashme

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet Botë

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike Botë

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje Botë

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT