• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ANALIZA/ Pse Brazili lëshoi urdhër arresti për Ervin Matën?
Home
Aktualitet
Kronikë

ANALIZA/ Pse Brazili lëshoi urdhër arresti për Ervin Matën?

30 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Para tre ditësh, policia spanjolle goditi anëtarët e një rrjeti të krimit të organizuar, të njohur si Karteli i Portit të Valencias. Sipas medieve spanjolle, operacioni ‘Spider’ rezultoi në arrestimin e 81 personave, konfiskimin e 4.5 ton kokainë, 365 mijë euro, 53 makina luksoze, një jaht me vlerë 400 mijë euro, lingota ari, diamante, armë zjarri, etj. Por mediat spanjolle raportojnë se urdhri i arrestit për shqiptarin Ervin Mata në Brazil doli pas këtij operacioni masiv në Spanjë

Nga Javier Martinez, Las Provincias

Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë ka lëshuar një urdhër kërkimi dhe arrestimi për biznesmenin shqiptar Ervin Mata për dërgimin e dështuar të një sasie prej 69 kilogramësh kokainë, nga porti i Santos në San Paolo (Brazil) drejt Valencias (Spanjë), si dhe për lidhjet e tij të dyshuara me rrjetin “narko-portual” që u shkatërrua nga Policia Kombëtare.

Shërbimi i inteligjencës shqiptare e lidh manjatin me trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës, dhe hetimet tregojnë se organizata kriminale e drejtuar nga Mata kishte, me shumë gjasë, kontakte me një anëtar të rrjetit portual në Valencia.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë (SPAK), e cila përbëhet nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia Gjyqësore, e konsideron Matën si përgjegjësin kryesor për përpjekjen për të dërguar në Valencia 69 kg kokainë, që u sekuestruan në portin e Santos gjatë një kontrolli rutinë. Ngarkesa e drogës ishte fshehur brenda një dërgese lëngu limoni.

Urdhri i arrestit u lëshua më 23 shtator, një ditë pasi nisën arrestimet në Valencia gjatë operacionit të madh “Spider”, të raportuar ekskluzivisht nga gazeta Las Provincias, dhe erdhi pas kërkesës së Shqipërisë drejtuar autoriteteve braziliane për arrestimin e Matës.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, i arratisuri ka investuar gjatë viteve të fundit në pasuri të paluajtshme në Tiranë me para të përfituara nga trafiku i drogës, ndërsa përdor bizneset e tij të ndërtimit dhe hoteleve për pastrimin e parave. Ai akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, pastrim parash dhe bashkëpunim për kryerjen e veprave penale.

Përveç ngarkesës së kokainës që u përpoq të dërgonte në Valencia, policia shqiptare ia atribuon Matës edhe transportin e 240 kilogramëve kokainë nga Amerika e Jugut në Frankfurt (Gjermani) në shtator të vitit 2020. Agjentët antidrogë dyshojnë se ai po fshihet aktualisht në Brazil.

Siç ka raportuar më parë kjo gazetë, mes 81 të arrestuarve në operacionin “Spider” janë edhe tre trafikantë të dyshuar shqiptarë. Sipas hetuesve të Njësisë së Drogës dhe Krimit të Organizuar (UDYCO) të Policisë Kombëtare, karteli i Ballkanit dhe një organizatë kolumbiane e narkotrafikantëve ndodheshin në krye të operacioneve të trafikut të drogës në portin e Valencias.

Dy nga punëtorët portualë, të arrestuar në Valencia, kishin kontakte ndërkombëtare dhe takoheshin me anëtarë të nivelit të lartë të kartelit të Ballkanit. Këta të fundit udhëtonin në Spanjë për të mbyllur marrëveshjet dhe gjithashtu ofronin shuma të mëdha parash për të financuar operacionet e trafikut.

Roli kryesor i këtyre drejtuesve ishte forcimi i infrastrukturës që mundësonte nxjerrjen e ngarkesave të kokainës sapo ato mbërrinin në port në kontejnerë. Stivatorët e korruptuar aktivizonin më pas mekanizmat për nxjerrjen e drogës me ndihmën e agjentëve të transportit, biznesmenëve të logjistikës dhe shoferëve të kamionëve. Sipas hetuesve të UDYCO-s, rrjeti “narko-portual” ishte “boshti kurrizor” i rrjeteve ndërkombëtare të trafikut të kokainës që veprojnë në Valencia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E PARAKOHSHME/ Kryeministri çon vakancën për Tiranën në Presidencë
Previous article RRËZOHET KËRKESA E OPOZITËS/ Debate mes Ballës dhe Blushit: Nuk jemi mumje në Kuvend ne

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT