• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Analiza për humbjen: Zbardhen replikat Bylykbashi-Teliti në grupin e PD-së
Home
Shqipëri

Analiza për humbjen: Zbardhen replikat Bylykbashi-Teliti në grupin e PD-së

30 October, 2017 k.autor Politikë, Shqipëri

Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e kësaj të hëne solli në vëmendje debatet e brendshme që pasuan humbjen në zgjedhjet e 25 qershorit dhe rikonfirmimin e Lulzim Bashës në krye të partisë.

Burime të lapsi.al nga mbledhja thanë se ishte deputeti i Durrësit, Oerd Bylykbashi që ka kërkuar një analizë të thellë për humbjen dhe për mënyrën si u zhvilluan zgjedhjet brenda partisë.

Bylykbashki ka kërkuar që pjesë e analizës të jenë të gjithë ata që ishin pjesë e shtabeve dhe ata që votuan në garën për kryetar të PD-së.

“Duhet që në analizë të thirren të gjithë ata që morën pjesë në shtabet e fushatës. Të thirren të gjithë ata që morën pjesë në komisionet zgjedhore dhe të gjithë ata që votuan në votimin për kryetar te PD-së se këta janë pjesa aktive e PD-së” – mësohet të ketë thënë Bylykbashi.

Sipas burimeve të lapsi.al i vetmi që ka reaguar ka qenë Armand Teliti, ish-kryetar i degës së Durrësit.

Sipas Telitit, Bylykbashi bën një ndarje të padrejtë kur quan anëtarë vetëm ata që votuan për kryetarin e PD-së.

Bylykbashi i është kundërpërgjigjur duke sqaruar se kishte të thënë të kundërtën e asaj që ai pretendonte.

“Armand, unë thashë të kundërtën. Duhet të thirren të gjithë këta sepse jo të gjithë ata që ishin nëpër shtabe morën pjesë në komisione në zgjedhje. Se jo të gjithë ata që ishin në komisione erdhën e votuan për kryetar të PD-së dhe jo të gjithë ata që votuan për kryetar të PD-së morën pjesë në shtabe e komisione. Pra, të tre këto bashkësi janë më të mëdha se njëra e vetme” – e ka mbyllur Bylykbashi.

Armand Teliti ka qenë kryetar i PD-së së Durrësit.

Ai kandidoi dhe humbi zgjedhjet lokale të 2007-ës përballë Vangjush Dakos, i cili vazhdon të jetë kryebashkiaku i Durrësit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Saimir Tahiri komenton për herë të parë shprehjet e Ramës "dru i shtembër dhe ushqim për qentë"
Previous article VIDEO/ Të rinjtë e FRESSH i bëjnë një surprizë Tahirit për ditëlindje

k.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT